Kompensimi i pesë shqiptarëve të Kosovës, viktima të torturës dhe burgimit të paligjshëm gjatë vitit 1999

Gjykata e apelit në Beograd konfirmoi aktgjykimin e Gjykatës së shkallës së parë me të cilën shteti i Serbisë detyrohet që shqiptarëve të Kosovës Tahir Bytyqit, Smajl Gashit, Rrahman Elshanit, Hysni Podrmiçakut dhe Bekim Istogut t’iu paguajë kompensim në shumën prej 1,3 milion dinarë si përgjegjës për torturën që ndaj tyre kanë ushtruar pjesëtarët e MPB-së gjatë burgimit të tyre të paligjshëm në vitin 1999 dhe 2000. Edhe pse ky rast përbën një nga vendimet e rralla të plotfuqishme përmes së cilës viktimave të forcave serbe të sigurisë u njihet e drejta në kompensim, FDH është e mendimit se shuma e kompensimeve në vlerë prej 200.000, respektivisht 300.000 dinarë nuk i kontribuon vendosjes së drejtësisë për veprat e kryera gjatë viteve të nëntëdhjeta.


Share

Kallëzim penale për vrasjen e dy civilëve shqiptarë me 28 mars 1999 në Krushë të Vogël

Kallëzim penale për vrasjen e dy civilëve shqiptarë  me 28 mars 1999 në Krushë të Vogël

#IzSudnice - Sajt  - 3Fondi  për të Drejtën Humanitare (FDH) me datën  14 Mars 2013 i dorëzoi Prokurorisë për krime lufte të Serbisë kallëzimin penal kudër një personi për krime të luftës kundër popullatës civile të kryera me datën 28. Mars 1999 në fshatin Krushë  e Vogël (komuna e Prizrenit).


Share

Padi penale për shkak të vrasjes së dy civilëve shqiptarë në Pejë në datën 26 mars të vitit 1999

Padi penale për shkak të vrasjes së dy civilëve shqiptarë në Pejë në datën 26 mars të vitit  1999

#IzSudnice - Sajt  - 3Fondi për të Drejtën Humanitare (FDH) ka ngritur në datën 8.03.2013 padinë penale në Prokurorinë për Krime të Luftës të Republikës së Serbisë kundër shtatë personave për shkak të krimit të luftës kundër popullatës civilet të kryer në Pejë në datën 26 mars të vitit 1999.


Share