Në luftërat në territorin RSFJ-së së dikurshme kanë humbur jetën së paku 130.000 njerëz. Fati i së paku 13.000 njerëzve ende nuk është zbardhur.
Numri më i madh i të zhdukurve është në Bosnje dhe Hercegovinë – me rreth 10.000 njerëz. Në Kosovë 1.697 persona ende janë të raportuar si të zhdukur ndërsa Kroacia ende kërkon mbetjet mortore të 930 Kroatëve, shtetas të saj, për zhdukjen dhe për fshehjen e mbetjeve mortore e të cilëve i fajësojnë institucionet shtetërore të Serbisë dhe udhëheqjen e ish APJ-së.
Në datën 18 korrik të vitit 2016, Komisionari për informata të rëndësisë publike dhe mbrojtje të të dhënave mbi personalitetin (Komisionari) i është drejtuar me kërkesë Qeverisë së Republikës së Serbisë që ta sigurojë ekzekutimin e vendimit të saj të muajit maj të vitit 2014, me të cilin e ka urdhëruar Ministrinë e mbrojtjes (MM) që Fondit për të Drejtën Humanitare (FDH) t’ia dorëzojë informacionet nëse dy oficerë të Ushtrisë së Serbisë (US) – Pavle Gavriloviqi dhe Rajko Kozlina – edhe më tutje janë në shërbim aktiv [pas ngritjes së aktakuzës kundër tyre për krime të luftës). FDH konsideron se Qeveria e Serbisë duhet që në mënyrë prioritare të veprojë në lidhje me këtë kërkesë të Komisionarit, që t’i urdhërojë MM që informacionet e kërkuara t’i dorëzojë dhe me këtë qartazi ta bëjë me dije se organet shtetërore nuk guxojnë ta shkelin të drejtën e publikut për të qenë në dijeni për faktet e krimeve të së kaluarës dhe rolin e shtetit në to, posaçërisht kur në ato krime janë të përfshirë persona, të cilët edhe më tutje janë në shërbim shtetëror.