Gjykata e Apelit në Beograd e ka konfirmuar aktgjykimin e shkallës së parë të Gjykatës së Parë Themelore të Beogradit, me të cilën shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë së Serbisë i është dhënë shuma në lartësi prej 550.000 dinarësh për kompensim të dëmit për shkak të vuajtjeve shpirtërore të shkaktuara nga cenimi i nderit dhe i autoritetit e të cilat, siç ka gjetur gjykata, ia kanë shkaktuar Fondi për të Drejtën Humanitare (FDH), me publikimin e akuzave të pavërteta të fakteve në Dosjen „Ljubisha Dikoviq”, dhe themeluesja e FDH-së, Natasha Kandiqi, me paraqitjen në publik të akuzave të pasakta faktike dhe vlerësimeve gjyqësore, të cilat kanë konotacion fyes dhe e fyejnë dinjitetin njerëzor. FDH konsideron se vendimi i gjykatës në mënyrë drastike ndryshon nga praktika e Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, se në mënyrë plotësuese e ka kufizuar hapësirën për debat mbi çështjet me interes publik si dhe se i mbron funksionarët shtetëror nga secila kritikë si dhe nga hulumtimi publik i përgjegjësisë së mundshme penale për krimet e kryera të luftës. FDH do të deponojë ankesë në Gjykatën Kushtetuese.
Në luftërat në territorin RSFJ-së së dikurshme kanë humbur jetën së paku 130.000 njerëz. Fati i së paku 13.000 njerëzve ende nuk është zbardhur.
Numri më i madh i të zhdukurve është në Bosnje dhe Hercegovinë – me rreth 10.000 njerëz. Në Kosovë 1.697 persona ende janë të raportuar si të zhdukur ndërsa Kroacia ende kërkon mbetjet mortore të 930 Kroatëve, shtetas të saj, për zhdukjen dhe për fshehjen e mbetjeve mortore e të cilëve i fajësojnë institucionet shtetërore të Serbisë dhe udhëheqjen e ish APJ-së.