Me rastin e aktgjykimit në lendën “Kobra”

Me rastin e aktgjykimit në lendën “Kobra”

Logo_FHPGjykata e Lartë në Nish e ka shqiptuar në datën 17 shkurt të vitit 2016 aktgjykimin, me të cilin Shyqer Maloku, Xhafer Gashi, Demush Gacaferi, Dem Maloku, Argon Isufi, Anton Quni, Ali  Rabit dhe Rrustem Berisha, që gjykohen në mungesë, janë shpallur fajtor për shkak të veprës penale të terrorizmit dhe i ka dënuar me dënimet me burgosje në kohëzgjatje prej 15 vitesh. Fondi për të Drejtën  Humanitare (FDH) e vë në spikamë se lënda është karakterizuar me mungesa serioze juridike dhe mungesë të logjikës, që rezultojnë nga kualifikimi i gabuar i veprës dhe të vendimit që të akuzuarit të gjykohen në mungesë.

Share

Teksti i ri i projektligjit mbi viktimat civile të luftës në mënyrë plotësuese e përkeqëson statusin e tyre

Teksti i ri i projektligjit mbi viktimat civile të luftës në mënyrë plotësuese e përkeqëson statusin e tyre

Novi tekst nacrta zakona o civilnim zrtvama rata dodatno pogorsava njihov statusSekretari i shtetit i Ministrisë së punës, punësimit, çështjeve sociale dhe të luftëtarëve, Dragan Popoviq kohët e fundit ka deklaruar  se shteti i respekton dhe i plotëson të drejtat e viktimave të luftës si edhe se Projektligji mbi të drejtat e luftëtarëve, invalidëve të luftës, invalidëve civil të luftës dhe të anëtarëve të familjeve të tyre, propozimi i së cilës i është njoftuar Qeverisë, është në përputhje me rrjedhat evropiane. Me rastin e kësaj deklarate dhe pas shikimit të tekstit të përpunuar të Projektligjit, Fondi për të Drejtën Humanitare (FDH) dhe organizatat e tubuara rreth Koalicionit kundër diskriminimit dhe Koalicionit për qasje në drejtësi, i bëjnë thirrje kësaj Ministrie që të ndalen së mashtruari opinionin ndërkombëtar dhe atë vendor, kurse para së gjithash 20.000 viktima civile të luftës në Serbi dhe që t’ua shpjegojnë atyre se përse shteti refuzon për të respektuar të drejtat e tyre të garantuara me konventat ndërkombëtare, nënshkruese e të cilave është Serbia.

Share

FDH Kosovë: Oliver Ivanoviqi dënohet me nëntë vite burgosje për krimet e luftës kundër popullatës civile

FDH Kosovë: Oliver Ivanoviqi dënohet me nëntë vite burgosje për krimet e luftës kundër popullatës civile

fdh_kosovo_logoPas shqyrtimit kryesor trembëdhjetë mujor në rastin Prokurori kundër Oliver Ivanoviqit dhe të tjerëve,[1] trupi gjykues ndërkombëtar i Gjykatës Themelore në Mitrovicë (ka kryesuar gjyqtarja Roxana Comsa,[2])  në datën 21 janar të vitit 2016 e ka shpallur aktgjykimin, me të cilin i akuzuari Oliver Ivanoviq është shpallur fajtor për kryerjen e veprës penale krim i luftës kundër popullatës civile dhe ia ka shqiptuar dënimin në kohëzgjatje prej nëntë (9) vitesh. Në arsyetimin e shkurtë, të cilin me këtë rast gjyqtarja Comsa ua ka kumtuar palëve në procedurë, gjykata ka gjetur se Ivanoviqi është përgjegjës për krimin e kryer në datën 14 prill të vitit 1999 në Mitrovicë, në rrugën Milladin Popoviqi (tash Ahmet Selaci), si dhe në rrugën Rruga për Bajrë. Me këtë rast, gjatë veprimeve të forcave paramilitare policore serbe janë vrarë shqiptarët Fatmir Mustafa, Skender Paqarada, Avni Abazi dhe Mehmet Seferi.

Share

Filmi „Thellësia dy“ në Festivalin e 66-të të Filmit në Berlin

Filmi „Thellësia dy“ në Festivalin e 66-të të Filmit në Berlin

66 Film Festival BerlinNë Festivalin e 66-të Ndërkombëtar të Filmit në Berlin, i cili mbahet prej datës 11 deri më 21 shkurt, do të shfaqet filmi eksperimental dokumentar, me buxhet të ulët ” Thellësia dy”(Dubina dva) në regji të Ognjen Glavoniqit. Berlinalja është një nga festivalet filmike më të mëdhenj dhe prestigjioz, kurse premiera botërore do të mbahet në kuadër të seleksionimit „Berlinale Forum“, në të cilën kryesisht shfaqen punimet avangarde, eksperimentale, video-esetë, reportazhet politike si dhe pjesë dhe shprehje filmike ende të pahulumtuara.

Share

Shteti i Serbisë pa përgjigje në shkeljen e të drejtave të njeriut gjatë viteve nëntëdhjetë

Shteti i Serbisë pa përgjigje në shkeljen e të drejtave të njeriut gjatë viteve nëntëdhjetë

hrdMe rastin e Ditës Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut, Fondi për të Drejtën Humanitare (FDH) e vë në spikamë se Republika e Serbisë e ka për obligim për të zbatuar normat e së drejtës ndërkombëtare për të drejtat e njeriut në rastet e shkeljeve sistematike të të drejtave të njeriut gjatë viteve nëntëdhjetë dhe e thekson se raporti i institucioneve ndaj këtyre obligimeve përbënë pasqyrën e sinqeritetit të pushtetit politik në procesin e ndërtimit të shoqërisë demokratike dhe të kulturës së të drejtave të njeriut.

Share