Gjykata Supreme e Kosovës, në panelin e kombinuar gjyqësor të cilin e kryesonte gjykatësi ndërkombëtar Emilio Gatti, më 19.01.2010, e ka konfirmuar aktgjykimin e Gjykatës së Qarkut në Prizren, me të cilin i akuzuari Gani Hajzeraj u dënua me kusht me burg në kohëzgjatje prej 6 muajsh për shkak të pjesëmarrjes në trazirat e marsit në vitin 2004 në Prizren. Dënimi i të akuzuarit nuk do të përmbushet nëse ai në afatin prej 12 muajsh nga plotfuqishmëria e aktgjykimit nuk e kryen ndonjë vepër tjetër penale.