Uhapsiti napadače na Teofila Pančića

Në dispozicion në Englishsrpski.

Share

FDH ka ushtruar padi penale kundër funksionarëve të luftës të Ministrisë së Drejtësisë në Serbi për krime lufte kundër popullatës civile

FDH ka ushtruar padi penale kundër funksionarëve të luftës të Ministrisë së Drejtësisë në Serbi për krime lufte kundër popullatës civile

#IzSudnice - Sajt  - 3Fondi për të Drejtën Humanitare (FDH) më 28 Maj 2010 ka ngritur kallëzim penal pranë Prokurorisë për krime lufte të Serbisë kundër 34 personave përgjegjës për vrasjen e mbi 90 dhe plagosjen e mbi 150 të burgosurve shqiptarë në Burgun e Dubravës te Istogu në Kosovë (tash e tuje në tekst si: Burgu i Dubravës), më 22 dhe 23 Maj të vitit 1999 pas sulmeve nga ana e aviacionit të NATO-s më 19 dhe 20 maj të vitit 1999 ndaj objekteve të këtij burgu.


Share

I padituri Albin Kurti u gjykua për demonstratat e shkurtit 2007

Gjykata e Qarkut në Prishtinë me trupin gjykues të përzier i cili kryesohej nga gjykatësi i EULEX-it, Ferdinando Boatier de Mongeot, me datën 14.06.2010 shqiptoi aktgjykimin me të cilin i akuzuari Albin Kurti, lider i lëvizjes Vetëvendosja/Samoopredeljenje, dënohet me dënim me burg në kohëzgjatje prej (9) nëntë muajsh për veprën penale pjesëmarrje në grupin i cili pengon personat zyrtarë të kryejnë aktivitet zyrtare  nga neni 318. artikulli 1. dhe 2. të LPK-së. Gjykata mori vendim që Albin Kurti të lirohet menjëherë nga paraburgimi sepse ai gjatë kohës së procedurës që është zhvilluar gjatë vitit 2007 dhe në fillim të vitit 2008, i kishte kaluar 11 muaj në paraburgim dhe burgim shtëpiak gjë që përmbushë dënimin e shqiptuar.


Share

Gjykata Supreme e Kosovës i dyfishon dënimin Predrag Đorđevićit, pjesëtar i Gardës së Car Lazarit

Gjykata Supreme e Kosovës, me panelin e kombinuar penal me në krye gjykatësin ndërkombëtar Norbert Koster, e ka shpallur më  4.5.2010. aktgjykimin fajësues për të akuzuarin Predrag Đorđević, me të cilin atij ia ka shqiptuar dënimin unik me burg prej 12 vjetësh dhe 3 muajsh, për veprat penale: shkaktimi i urrejtjes, ndarjes dhe jo tolerancës nacionale racore, fetare apo etnike dhe tentim vrasje të rëndë.


Share