Qytetarit të Kroacisë Veljko Marić do të duhej ti gjykohej në Kroaci e jo në Serbi

hlcDepartamenti për Krime lufte Gjykatës se Lart në Beograd dënoi më datën 23.09.2011 të akuzuarin Veljko Maric me 12 vjet burgim për krime te luftës mbi shoqërinë civile të kryera në fshatin Rastovac [Kroaci] në vitin 1991. Fondi për të Drejtën Humanitare është mendimit që gjykimi qytetarit të Kroacisë do të duhej të bëhet në Kroaci, që republika Serbia kishte duhur ta ekstradon në Kroaci dhe që Prokurorit të shtetit RK ia dorëzon dëshmitë kundër tij në përputhje me marrëveshjen për bashkëpunim në ndjekjen penale të kryerësve të krimeve të luftës në vitin 2006. FDH përkujton që Prokuroria për Krime të Luftës e Republikës së Serbisë ka ngritur të paktën 10 padi kundër kryesve të krimeve të luftës, qytetarëve të Serbisë, bazuar në dëshminë e

ofruar nga Zyra e Prokurorisë të Shtetit.


Share

Aktvendimi i Florence Hartman është i padrejtë

                hlc hhoVendimi i Dhomës së Apelit të Tribunalit të Hagës nga data 19.07.2011 në të cilin konfirmohet vendimi në lidhje me gazetaren Florence Hartman për botimin e përmbajtjes së dy vendimeve sekrete të kësaj Gjykate paraqet mohimin të dy imperativave të drejtësisë tranzicionale, të dihen faktet në lidhje me të kaluarën e afërt dhe të parandalohen përsëritjet e krimeve të luftës.


Share

Gjykata nuk e njeh të drejtën për kompensim të burgosurve nga Shlivovica dhe Mitrovo Polje

Fondi për të Drejtën Humanitare (FDH) me datën 20.07.2011 ka marrë vendimin e Gjykatës Themelore Komunale në Beograd me të cilën hedhet poshtë ankesa kundër Republikës së Serbisë e ngritur nga FDH në dhjetor vitit 2007 në emër të Ahmet Kamenica dhe Selim Nuhanovic ish të robëruar nga kampi Shlivovica dhe Mitrovo Polje, për shkak të përgjegjësisë të shtetit për tortura të përjetuara në ato kampe.


Share

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Drejtësisë Penale 17 Korrik 2011

Fondi për të Drejtën Humanitare (FDH) në emër të Koalicionit për Gjykatën Ndërkombëtare Penale (KGJNP) me rastin e 17 Korrikut – Ditës Ndërkombëtare të Drejtësisë Penale si dhe zgjedhjeve të ardhshme në dhjetor për zgjedhjen e prokurorit dhe gjashtë gjyqtarëve të Gjykatës Ndërkombëtare Penale (GjNP) bën thirrje Qeverisë së Republikës së Serbisë që të propozojë dhe gjatë zgjedhjeve të mbështet kandidatët më të kualifikuar për prokuroret dhe gjyqtarët të GjNP-së. Si një nga themeluesit e GJNP-së, Serbia duhet të përfshihet aktivisht në procesin e përzgjedhjes dhe të kontribuon që ky proces të jetë transparent dhe i drejtë.


Share