Kallëzim penal për krime ndaj 78 shqiptarëve të Kosovës kundër oficerëve e pjesëtarëve të Ushtrisë Jugosllave dhe MPB.

Kallëzim penal për krime ndaj 78 shqiptarëve të Kosovës kundër oficerëve e pjesëtarëve të Ushtrisë Jugosllave dhe MPB.

#IzSudnice - Sajt  - 3Fondi për të Drejtën Humanitare (FDH) ka ngritur kallëzim penal kundër gjashtë oficerëve dhe pjesëtarëve të Brigadës së Motorizuar 125 të Ushtrisë Jugosllave (BRMO 125 UJ), komandantit të Repartit 24 të Njësitit Special të Policisë (NJSP) dhe disa pjesëtarëve të paidentifikuar të Ushtrisë Jugosllave (UJ) dhe Repartit 24 të NJSP mbi dyshimin se ata kanë urdhëruar apo kryer vrasjen e 78 meshkujve – shqiptarë të Kosovës në fshatin Kralan (komuna e Gjakovës) me datën 4 prill të vitit 1999. Midis personave të përfshirë në kallëzim janë ish-komandanti dhe ish-kryeshefi i Shtabit të Brigadës së Motorizuar 125 të UJ-së, Dragan Zhivkoviq dhe Gjorgje Nikoliq, ish-komandanti i Repartit 24 të NJSP, Zharko Brakoviq, dhe zëvendës-komandanti i Grupit Luftarak 5 të Brigadës së Motorizuar 125 të UJ-së, Robert Shmajcel, zëvendës komandant i grupit luftarak 5 të BRMO 125 UJ.


Share

Komunikatë e shpikur në emër të Fondit për të Drejtën Humanitare në revistën Pečat

Në revistën Pečat në numrin 276 të 12 korrikut 2013 në rubrikën Agjencia e lajmeve  të  përzgjedhura nga Pavle Çosiq, është botuar një artikull i titulluar “Fondi për të Drejtën Humanitare dënoi aksionin humanitar të  Novak Gjokoviçit”  nga autori Pavle Çosiq. Fondi për të Drejtën Humanitare (FDH) thekson se ky tekst është në tërësi i shpikur, dhe se komunikata në të cilën autori thirret, FDH kurrë nuk e ka botuar.


Share

Kompensim poshtërues ndaj shqiptarëve të Kosovës të cilët u mbijetuan torturave të MPB-së

Gjykata Themelore në Beograd solli aktgjykim më të cilin obligoi Republikën e Serbisë që tre shqiptarëve të Kosovës t’u paguaj kompensim në shumën prej 150.000 dinarëve për përgjegjësinë  e torturës dhe akteve çnjerëzore të kryera kundër tyre nga pjesëtarët e Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë (MPB e Serbisë) gjatë paraburgimit të jashtëligjshëm në vitin 1999 dhe vitin 2000. Fondi për të Drejtën Humanitare (FDH) thekson se me kompensime të mjerueshme ndaj viktimave të shkeljeve të rënda të të drejtave të njeriut  gjykatat në Serbi po i relativizojnë krimet e kryera gjatë viteve të nëntëdhjeta për të cilat janë përgjegjës përfaqësuesit e organeve shtetërore.


Share

Kallëzim penal kundër oficerëve, nënoficerëve dhe ushtarëve për vrasjen e 21 civilëve shqiptarë me 25 Mars, 1999

Kallëzim penal kundër oficerëve, nënoficerëve dhe ushtarëve për vrasjen e 21 civilëve shqiptarë me 25 Mars, 1999

#IzSudnice - Sajt  - 3Fondi për të Drejtën Humanitare (FDH) me datën  02.07.2013  parashtroi pranë Prokurorisë për  Krime të Luftës në Republikën e Serbisë, kallëzim penal kundër Dushko Shljivanqaninit ish-komandantit të Batalionit Kufitar 53 të Ushtrisë Jugosllave (UJ) tani përfaqësues i komandantit të Qendrës për trajnim të forcave tokësore të Ushtrisë së Serbisë dhe Vasilije Rangelovit, kapterit të UJ,  komandantin e karaullës në Goden dhe disa pjesëtarë të panjohur të Batalionit Kufitar 53 të UJ për krime lufte kundër civilëve të kryera me datën 25.03.1999 në fshatrat dhe Zylfaj/Zulfaj dhe Goden (komuna Gjakovë/Đakovica).


Share