Në PKL nuk ka pasur vullnet të sinqertë që të hetohen krimet e brigadës së motorizuar 37 të Ushtrisë së Jugosllavisë

Prokuroria për krime të luftës (PKL) e ka informuar publikun të premten në datën 30 janar të vitit 2015 se ka kërkuar nga Fondi për të Drejtën Humanitare (FDH) „dokumentacionin e gjithmbarshëm për rastin Rudnica“. PKL pohon se në lokacionin Rudnica deri tash janë identifikuar 53 trupa, në bazë të të cilave është iniciuar procedura paraprake, kurse dokumentacionin nga FDH e kërkon me qëllim të mbledhjes së mëtejme të të dhënave mbi krimet, të cilat „sipas pohimeve të Fondit për të Drejtën Humanitare, i kanë kryer pjesëtarët e UJ dhe të MPB-së në muajin prill dhe maj të vitit 1999 “. Po ashtu, PKL rikujton se në muajin janar të vitit 2012, në bazë të verifikimit të pretendimeve të FDH-së, kanë vërtetuar se nuk ekziston kurrfarë baze për dyshim se gjenerali Ljubisha Dikoviq ka qenë përgjegjës për krimet e luftës të cekura në Dosjen „Ljubisha Dikoviq“.