15 vite nga vrasja e vëllezërve Bytyqi: përgjegjësit edhe më tutje mbi ligjin

15 vite nga vrasja e vëllezërve Bytyqi: përgjegjësit edhe më tutje mbi ligjin

Logo_FHP Në datën 9 korrik të vitit 2014 bëhen 15 vite nga vrasja e vëllezërve Mehmet (21), Agron (23) dhe Ylli (25) Bytyqi nga ana e pjesëtarëve të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë (MPB). Mossuksesi i institucioneve në lidhje me dënimin e këtij krimi tregon se drejtësia në Serbi është selektive, si dhe se personat përgjegjës për ekzekutimin e vëllezërve Bytyçi janë mbi ligjin.

Share

Largimi i vonuar i Millosh Peroviqit – i pamjaftueshëm

Largimi i vonuar i Millosh Peroviqit – i pamjaftueshëm

Logo_FHPTë premten, në datën 6 qershor të vitit 2014, nga pozicioni i kryeshefit të Njësisë për mbrojtjen pjesëmarrësve në proceduarën penale të Ministrisë së Punëve të Brendshme (MPB), është larguar Millosh Peroviqi, i cili këtë funksion e ka kryer që nga viti 2008. Fondi për të Drejtën Humanitare (FDH)  konsideron se heqja e tij, edhe pse e vonuar, është e rëndësishme për reformën e sistemit të mbrojtjes së dëshmitarëve në lëndët e krimeve të luftës, por se atë duhet ta përcjellin reforma serioze të Njësisë dhe të sistemit të Mbrojtjes.

Share

Suspendohet pjesëtari i xhandarmerisë i akuzuar për krime lufte

Suspendohet pjesëtari i xhandarmerisë i akuzuar për krime lufte

Logo FHPKomandanti i xhandarmërisë, Milenko Bozoviq e suspendoi Vlladan Krstoviqin, pjesëtarin aktiv të xhandarmërisë ndaj të cilit Prokuroria për Krime Lufte ka ngritur aktakuzë në rastin e Lubeniqit, pas kërkesës së Fondit për të Drejtën Humanitare (FDH). FDH theksoi se Ushtria Serbe dhe Ministria e Mbrojtjes nuk pranuan t’i tërheqin nga shërbimi aktiv oficerin dhe nënoficerin e Ushtrisë Serbe (US), Pavlo Gavriloviqin dhe Rajko Kozllina, të cilët gjykohen për krime kundër civilëve në fshatin Tërnje në mars të vitit 1999.


Share