31.600 dokumente në mënyrë të padyshimtë e vërtetojnë vdekjen ose zhdukjen e 13.535 personave gjatë luftës në Kosovë

31.600 dokumente në mënyrë të padyshimtë e vërtetojnë  vdekjen ose zhdukjen e 13.535 personave gjatë luftës në Kosovë

post_prezentacija_KMBNë Qendrën për Media të Beogradit sot është mbajtur prezantimi dhe evaluimi i Bazës së të Dhënave të Librit të Kujtimit të Kosovës (LKK). Bazën e të dhënave në mënyrë të përbashkët e kanë ndërtuar Fondi për të Drejtën Humanitare (FHP) dhe Fondi për të Drejtën Humanitare Kosovë mbi njerëzit, të cilët e kanë humbur jetën ose janë zhdukur në lidhje me luftën në Kosovë në periudhën prej datës 1 janar të vitit 1998 deri në datën 31 dhjetor të vitit 2000. Konferencën e ka përcjellë një numër i madh i mediave, e organizatave joqeveritare, e institucioneve vendore dhe ndërkombëtare si dhe ekspertë.

Share

Promovimi i Libër Kujtimi i Kosovës 1998 në Londër

IMG_0341LONDЁR, 15 shtator 2011, Akademia britanike – Shtetet kanё obligime tё qarta por nё masё tё madhe tё papёrmbushura qё nё mёnyrё gjithёpёrfshirёse dhe transparente tё raportojnё nё lidhje me personat qё kanё humbur jetёn nё konfliktet e armatosura nё gjithё botёn. Kjo ёshtё porosia bazё e nismёs sё re Karta mbi pranimin e tё gjitha viktimave tё konflikteve tё armatosura, e cila u promovua tё enjten mё 15 shtator 2011 nё Akademinё britanike dhe tё cilёn tanimё e kanё pёrkrahur 37 organizata tё cilat merren me cёshtjet humanitare dhe tё drejtave tё njeriut nga e gjithё bota.


Share

Promovimi i Libër Kujtimi i Kosovës 1998

DSCF0426Beograd, 8.09.2011. – Në objektin e Fondit për të Drejtën Humanitare sot me datën 8 shtator në ora 12:00 u promovua vëllimi i parë iLibër Kujtimi i Kosovës në të cilin janë të përfshirë humbjet njerëzore në Kosovë në vitin 1998. Në promovim folën ambasadori norvegjez z. Nils Ragnar Kamsvåg, drejtoresha e FDH-së Natasha Kandiq, drejtori i FDH-së në Kosovë Bekim Blakaj, Olgica Bozaniç nga shoqata e familjeve të viktimave dhe personave të zhdukur, gazetari Slobodan Kostiq dhe shkrimtari Vladimir Arsenijeviç. Prezantimi u ndoq nga familjarët e viktimave dhe personave të zhdukur, përfaqësues të OJQ-ve dhe përfaqësuesve të trupit diplomatik si dhe nga gjyqtarë dhe prokurorë. Askush nga politikanët apo zyrtarët e lartë të qeverisë nuk ishin prezent në këtë ngjarje.


Share

Promovohet në Prishtinë Libër Kujtimi i Kosovës

DSC_0093

Në organizim të Fondit për të drejtën humanitare dhe Fondit për të Drejtën Humanitare Kosovë u bë promovimi i Libër Kujtimi i Kosovës, 1998 i cili përmban narrativet për 2.046 persona të vrarë, të rënë dhe të zhdukur gjatë luftës së Kosovës të vitit 1998. Sipas Natasha Kandiqit nga Fondi për të drejtën humanitare ky libër është shumë i rëndësishëm për shkak se përshkruan rrethanat e vrasjes së mijëra personave në Kosovë. “Për herë të parë në historinë e Ballkanit ne kemi një libër i cili përshkruan tregimin e viktimave dhe se do të shërbejë për gjeneratat e ardhshme do t’i referohet këtij libri kur flasin mbi atë se çfarë ka ndodhur në të kaluarën”, duke shtuar se “qëllimi i këtij libri nuk është barazimi i viktimave por t’i tregohet shoqërive në Serbi dhe Kosovë se çka ka ndodhur në këtë periudhë”. Bekim Blakaj nga Fondi për të Drejtën Humanitare Kosovë foli për angazhimin e dhjetëra individëve në mbledhjen e të dhënave dhe mbi 8.400 intervistave të realizuara me familjarë të viktimave. “Ky libër nuk do të mund të realizohej pa ndihmën dhe bashkëpunimin e ofruar nga familjarët e viktimave”.


Share

Libri i kujtimit i Kosovës

Gjatë hulumtimeve pesëvjeçare mbi vrasjet dhe njerëzit e zhdukur në konfliktet e armatosura në Kosovë nga muaji janar i vitit 1998 e deri në datën 20 qershor të vitit 1999 dhe menjëherë pas luftës, që nga ardhja e forcave ndërkombëtare  e deri në fund të vitit 2000, me datën përmbyllëse 28. shkurt 2013, hulumtuesit e FDH dhe  FDH Kosovë kanë marrë  9.852 deklarata të dëshmitarëve, të anëtarëve të familjeve dhe të personave të cilët kanë njohuri mbi viktimat konkrete dhe krimet e luftës  – 7.786 deklarata i kanë dhënë dëshmitarët shqiptarë dhe anëtarët e familjeve të viktimave shqiptare;  1.613 deklarata i kanë dhënë dëshmitarët serb dhe anëtarët e familjeve të viktimave serbe,  kurse  453 deklarata i kanë dhënë personat të cilët nuk janë as të kombësisë shqiptare e as serbe. Baza e të dhënave, në të cilën futen dokumentet e mbledhura, përmban  5.41 fotografi të viktimave, 6.936 dokumente të tjera dhe  2.426 lëndë dëshmuese nga Arkivi i Tribunalit të Hagës. Në bazë të analizës së deklaratave të dëshmitarëve dhe të dokumenteve nga burimet e tjera, hulumtuesit e FDH-së dhe të FDH Kosovë kanë evidentuar 13.526 të vrarë dhe të zhdukur në periudhën prej 1 janarit të vitit 1998 e deri në fund të vitit 2000.

FDH dhe FDH Kosovë, në datën 11 shtator  të vitit 2011 e kanë botuar vëllimin e parë të Librit të kujtimit të Kosovës, i cili përmban emrat e 2.046 personave, të cilët e kanë humbur jetën në konfliktet e armatosura në Kosovë, në vitin 1998. Emrat e të vrarëve janë përcjellë nga një narrativ mbi rrethanat e vrasjes /zhdukjes të secilit person individualisht.

Këtu ju mund të shihni listën e të vrarëve, zhdukurve dhe të rënëve

Ju lutemi të na kontaktoni nëse keni më shumë informata për viktimat të cilët gjenden ose nuk gjenden fare në këto lista.

Share

Prezantimi i regjistrimit tё tё vrarёve, zhdukurve dhe tё rёnёve e mbajtur nё Gračanici/Graçanicë

Fondi për të Drejtën Humanitare (FDH) dhe Fondi për të Drejtën Humanitare Kosovë (FDH Kosovë) me datën 29. Janar 2010, në Shtëpinë e Kulturës në Graçanicë, kanë mbajtur prezantimin publik të rezultateve te Regjistrimit të deritanishëm të të vrarëve, të rënëve dhe të zhdukurve Serb, Malazezë, Romë, Boshnjakë dhe joshqiptarëve të tjerë në Kosovë, në periudhën Janar 1998 deri në Dhjetor 2000 në Kosovë. Në prezantim kanë marrë pjesë rreth 100 anëtarë të familjeve të viktimave, përfaqësuesit e shoqatave të viktimave, përfaqësues te Komisionit Ndërkombëtar për persona të Zhdukur (ICMP), zyra e komisarit të lartë për të drejta të njeriut (UNHCHR), dhe mediat.

Në fjalën hyrëse, Prof. Dr. Rada Trajkoviq i pa përshëndetur të pranishmit dhe i është falënderuar FDH-së në punën e deritanishme në luftën për drejtësi për të gjitha viktimat në hapësirat e ish Jugosllavisë. Ajo ka theksuar: “Të gjithë ne dëshirojmë që kapitulli i luftës së historisë tonë të përbashkët dhe historitë e juaja të dhimbshme personale të përmbyllen dhe se kurrë më mos të përsëritën. Por të gjithë ne, gjithashtu, e dimë se te kjo nuk mund të arrihet derisa kryerësit e krimeve nuk do jenë të identifikuar dhe të dënuar dhe natyrisht derisa mos të dihet e vërteta për të gjithë të afërmit e juaj që janë kidnapuar dhe zhdukur. Ne duhet të jemi në gjendje që të shohim rreth nesh dhe në fqinji tanë, në të njohurin, apo në kolegun i cili gjatë konfliktit të luftës ishte në anën e kundërt me të vërtetë të shohim fqinjin, të njohurin apo kolegun dhe jo fajtorin potencial për ndonjë krim të motivuar etnikisht. Vetëm kur të jemi në gjendje ta bëjmë këtë, shoqëria jonë do jetë e shëndoshë ndërsa drejtësia përfundimisht e arritur”.

grac1

Drejtoresha Ekzekutive e FDH-së, Natasha Kandiq,tha se Regjistrimi në të cilin FDH punon duhet të jetë dëshmi dhe vërejtje që ajo që ka ndodhur kurrë më mos të përsëritet. Gjithashtu, ajo tha se për të ardhmen është shumë me rëndësi që për rezultatet e Regjistrimit të dihet në të gjitha komunitetet në Kosovë dhe në Serbi.

Velibor Axhanqiq nga zyra e shoqatës s familjeve të kidnapuarve dhe të zhdukurve nga Kosova dhe Metohija në Graçanicë, i falënderoi familjet që kanë ardhur në prezantim. Ai tha se në titullin Regjistrimi duhet të figurojë edhe fjala “të kidnapuarit” sepse për shumë persona dihet se kush është kidnapuesi i tyre. Gjithashtu, tha se shoqata të cilën e përfaqëson ka filluar të bashkëpunojë me shoqatat e shqiptarëve në mënyrë që së bashku të bëjnë presion në Qeverinë e Serbisë dhe të Kosovës.

grac2

Pas fjalëve hyrëse, koordinatorja e regjistrimit, Sandra Orlloviq, i ka paraqitur të pranishmëve rezultatet e Regjistrimit të deritanishëm të Serbëve, Romëve, Malazezëve, Boshnjakëve të rënë, vrarë dhe të zhdukur në Kosovë në periudhën 1998 – 2000.

Pas prezantimit, anëtarët e familjeve të viktimave kanë verifikuar të dhënat për të afërmit e tyre në bazën e të dhënave të FDH-së dhe i kanë dorëzuar FHDH-së disa dhjetëra fotografi dhe dokumente.

Në link-un në vazhdim mund ta shkarkoni komplet prezantimin e të rënëve të vrarëve dhe të zhdukurve në Graçanicë.

Share