Prezantimi i Regjistrimit të të vrarëve, rënëve dhe të zhdukurve shqiptar në Podujevë/Podujevu
Fondi për të Drejtën Humanitare Kosovë (FDH Kosovë) me datën 9 mars 2010 ka bërë prezantimin e rezultateve të Regjistrimit të të vrave, rënëve dhe të zhdukurve shqiptar në komunën e Podujevës nga periudha prej 1 janarit 1998 e deri me 14 qershor 1999.
Në Prezantim i cili është mbajtur në sallën e Kinemas së Qztetit, të pranishëm ishin më tëpër se 130 pjesëtarë të familjarëve të të vrarëve, rënëve dhe të zhdukurve, si dhe përfaqësues të mediave. Familjarët e viktimave me këtë rast i kanë dorëzuar FDH-së Kosovë një numër të konsideruar të dokumentacioneve relevante dhe fotografive të cilat vërtetojnë identitetin e viktimave.