Në Prishtinë/Pristina u mbajt prezantimi i rezultateve të deritashme të Regjistrimit të të vrarëve, rënëve dhe të zhdukurve

Fondi për të drejtën humanitare – Kosovë (FDH Kosovë) me datën 27 prill 2010 ka mbajtur ka bërë prezantimin e rezultateve të deritanishme të Regjistrimit të të vrarëve, rënëve dhe të zhdukurve shqiptarë në komunën e Prishtinës/Pristina, në periudhën kohore prej 01.01.1998-31.12.2000. Prezantimi është mbajtur në sallën e Kuvendit Komunal në Prishtinë/Pristina, ku të pranishëm ishin më tepër se 130 anëtarë të familjarëve të të vrarëve, rënëve dhe të zhdukurve në regjionin e komunës së Prishtinës/Pristina.


Share