Posts Written By: admin

Vrasësit e familjes Hajra dënohen në përputhje me peshën e veprës penale

Gjykata Supreme e Kosovës, duke vendosur në shkallën e tretë, vërtetoi më 16.09.2009 vendimin gjyqësor të Gjykatës Supreme të Kosovës të datës 20.05.2008, sipas të cilës janë dënuar të akuzuarit Burim Ramadani, Arben Kiqina, Arsim Ramadani dhe Blerim Kiqina për shkak të vrasjes së pesë anëtarëve të familjes Hajra dhe tentim vrasjes së Pranvera Hajrës, më 20.08.2001, në fshatin Terstenik/Trstenik. Të akuzuarit Burim Ramadani, Arben Kiqina dhe Arsim Ramadani janë dënuar me burgim në kohëzgjatje prej 30 vjetësh, kurse i akuzuari Blerim Kiqina me 10 vite burgim.


Share

Prezentimi i regjistrimit tё tё vrarёve, zhdukurve dhe tё rёnёve nё fshatin Izbicё

Fondi pёr tё Drejtёn Humanitare-Kosovё (FDH Kosovё), me datёn 26 shtator 2009, nё fshatin Izbicё (komuna Skenderaj), ka organizuar prezantimin e tё dhënave tё tё vrarёve, zhdukurve dhё tё rёnёve nё kёtё fshat gjatё periudhës kohore prej datës 27 deri mё 29 mars, si dhe me datën 11 maj tё vitit 1999.


Share

Nё Skenderaj u mbajt prezantimi i regjistrimit tё tё vrarёve, zhdukurve dhe tё rёnёve

Nё prezantimin e tё dhënave tё tё vrarёve, zhdukurve dhe tё rёnёve nё komunën e Skendёrajit, tё cilin e organizoi Fondi pёr tё Drejtёn Humanitare Kosovё (FDH-Kosovё), pjёsёmarrёs ishin mё shumё se 400 familjarё tё viktimave tё konfliktit gjatё vitit 1999 nё Kosovё.


Share