Prezentimi i regjistrimit tё tё vrarёve, tё zhdukurve dhe tё rёnёve nё komunёn e Shtime
Prezentimi i regjistrimit tё tё vrarёve, tё zhdukurve dhe tё rёnёve nё komunёn e Shtime.
Prezentimi i regjistrimit tё tё vrarёve, tё zhdukurve dhe tё rёnёve nё komunёn e Shtime.
Prezentimi i regjistrimit tё tё vrarёve, tё zhdukurve dhe tё rёnёve nё komunёn e Dubrave.
Prezentacija popisa ubijenih, nestalih i stradalih u Prokuplju.
Fondi për të Drejtën Humanitare (FDH) më 28 Maj 2010 ka ngritur kallëzim penal pranë Prokurorisë për krime lufte të Serbisë kundër 34 personave përgjegjës për vrasjen e mbi 90 dhe plagosjen e mbi 150 të burgosurve shqiptarë në Burgun e Dubravës te Istogu në Kosovë (tash e tuje në tekst si: Burgu i Dubravës), më 22 dhe 23 Maj të vitit 1999 pas sulmeve nga ana e aviacionit të NATO-s më 19 dhe 20 maj të vitit 1999 ndaj objekteve të këtij burgu.
Studentët e shkencave politike, historisë së Evropës Lindore dhe Juglindore si dhe studentët të historisë së artit nga Universiteti Maximus Louis në Minhen, vizituan me datën 18 Qershor vitit 2010 Fondin për të Drejtën Humanitare.
Gjykata e Qarkut në Prishtinë me trupin gjykues të përzier i cili kryesohej nga gjykatësi i EULEX-it, Ferdinando Boatier de Mongeot, me datën 14.06.2010 shqiptoi aktgjykimin me të cilin i akuzuari Albin Kurti, lider i lëvizjes Vetëvendosja/Samoopredeljenje, dënohet me dënim me burg në kohëzgjatje prej (9) nëntë muajsh për veprën penale pjesëmarrje në grupin i cili pengon personat zyrtarë të kryejnë aktivitet zyrtare nga neni 318. artikulli 1. dhe 2. të LPK-së. Gjykata mori vendim që Albin Kurti të lirohet menjëherë nga paraburgimi sepse ai gjatë kohës së procedurës që është zhvilluar gjatë vitit 2007 dhe në fillim të vitit 2008, i kishte kaluar 11 muaj në paraburgim dhe burgim shtëpiak gjë që përmbushë dënimin e shqiptuar.