Shtojca përmban ekstraktet nga dokumentet në dispozicion të publikut të UJ-së i cili më tej vërteton pretendimet e FDH-së të paraqitura në dosjen e Lubisha Dinkoviqit, të publikuar më datën 23.01.2012 për praninë e njësive të brigadës së 37 të motorizuar të UJ-së në rajonin e Drenicës të Kosovës, ku kanë ndodhur vrasjet masive të civilëve shqiptarë dhe shkelje të tjera të renda të drejtave humanitare ndërkombëtare. Dokumentin mundeni ta shkarkoni këtu.
Krimet e kryera nga forcat policore dhe ushtarake kundër shqiptarëve të Kosovës gjatë viteve 1998 dhe 1999. Në Serbi është e heshtur për 12 vite. Kjo heshtje është e padepërtueshme dhe nga ajo më të cilën Serbia është mbrojtur për të vërtetën rreth gjenocidit në Srebrenicë, krimeve në Vukovar, rrethimit të Sarajevës, llogoreve në Prijedor dhe dëmeve të tjera të kryera në emrin tonë.
Shikimi i raportimeve të medieve në lidhje me publikimin e dosjes Lubisha Dikoviq mundeni ta shikoni këtu:
Dëshmitë, mbi të cilat bazohet gjykimi i Gjykatës Ndërkombëtare Penale për ish Jugosllavinë (GJNPJ), në lëndën e Millutinoviqit dhe të tjerëve, viktimat e mbijetuara nga Drenica, të cilat kanë dëshmuar në GJNPJ ose i kanë dhënë deklarata FDH-së, si dhe dokumentet e përmbajtura në Bazën publike të të dhënave të GJNPJ, tregojnë për krime të shumta të rënda dhe masive të luftës, të cilat janë kryer mbi civilët shqiptar në zonën e përgjegjësisë të komandantit të brigadës 37 të motorizuar të ushtrisë së RSJ, të shefit të shtabit të përgjithshëm të Ushtrisë së RS, gjeneral-nënkolonelit të emëruar kohët e fundit, Ljubisha Dikoviq. Gjatë bombardimeve të NATO-s, krimet e luftës, të cilat i kanë kryer pjesëtarët AJ/MPB-së, janë përsëritur. Edhe pse e ka pasur për detyrë të parandalojë krimet e luftës, brigada 37 e motorizuar këtë nuk e ka bërë. Deri më sot nuk janë proceduar pjesëtarët dhe komandantët e njësive, të cilët kanë marrë pjesë së bashku në kryerjen e krimeve të luftës, në Qirez, Çikatovё të Vjetёr, Baks, Vёrboc dhe Gllogoc, ku gjatë katër javëve më së paku janë vrarë 200 civilë.