Posts Written By: hlcadmin

Komisioni Evropian mbi përparimin e Serbisë në vërtetimin e përgjegjësisë për krimet e kryera të luftës

Komisioni Evropian mbi përparimin e Serbisë në vërtetimin e përgjegjësisë për krimet e kryera të luftës

Evropska komisijaKomisioni Evropian (KE) e ka publikuar në datën 10 nëntor të vitit 2015 Raportin mbi përparimin e Serbisë për vitin 2015. Raporti përcjellë përparimin e Serbisë në arritjen e kritereve politike dhe ekonomike për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Gjetjet e raportit, të cilat kanë të bëjnë me vërtetimin e përgjegjësisë për krimet e kryera të luftës dhe zgjidhjen e trashëgimisë së konflikteve të armatosura në ish Jugosllavi në masë të madhe i përcjellin porositë nga raporti  i vitit të kaluar.

Share

E mbijetuara e masakrës në Kosovës rikujton si ushtarët i vranë djalin

E mbijetuara e masakrës në Kosovës rikujton si ushtarët i vranë djalin

BalkanInsight_logoNë gjyqin e dy oficerëve serbë të akuzuar për vrasjen e 27 njerëzve në fshatin Trnje të Kosovës në vitin 1999, një dëshmitare rikujtoi se si trupat e Ushtrisë Jugosllave vranë djalin e saj 7-vjeçar.

Share

Dëshmia e parë e viktimave në gjykimin për krimin e kryer në Tërnj

Dëshmia e parë e viktimave në gjykimin për krimin e kryer në Tërnj

Logo FHPTë martën dhe të mërkurën, në datën 27 dhe 28 tetor të vitit 2015, në ora 9:30, në sallën e gjykimit 2 të Gjykatës Speciale, ka vazhduar gjykimi për oficerët dhe nënoficerët e Ushtrisë së Serbisë, Rajko Kozlinin dhe Pavle Gavrilloviqin për krimin kundër civilëve në fshatin Tërnj, të kryer në muajin mars të vitit 1999. Pas shtyrjes së  pesë shqyrtimeve kryesore paraprake,  në gjykim, javën e ardhshme, për herë të parë do të dëshmojnë viktimat dhe dëshmitarët okular të krimit.

Share

Dosjes ”Operacioni Reka“

Dosjes ”Operacioni Reka“

dosije_reka_logo_engNë datën 27 dhe 28 prill të vitit 1999, në fshatrat në perëndim të Gjakovës në Kosovë, është zhvilluar një operacion i gjerë i përbashkët i Ushtrisë së Jugosllavisë (UJ) dhe i Ministrisë së Punëve të Brendshme (MPB), me emrin Reka. Gjatë këtij operacioni, pjesëtarët e forcave serbe kanë vrarë së paku 350 civilë shqiptarë të Kosovës, kurse me mijëra sish janë deportuar në Shqipëri. Trupat e 309 të vrarëve janë gjetur në vitin 2001 në varrezat e fshehta  masive në periferi të Beogradit. Sulmi i forcave serbe ndaj popullatës civile në luginën e Rekës, sipas numrit të viktimave,  është krimi më i rëndë i kryer ndaj civilëve gjatë luftës në Kosovë dhe është një nga më të mëdhenjtë në luftërat në ish Jugosllavi gjatë viteve nëntëdhjetë të shekullit të kaluar.

Share