Kultura e kujtesës përfaqëson kornizën shoqërore brenda së cilës zhvillohen politikat e kujtesës. Në këtë kuptim, ajo është kultura e kujtesës së një shoqërie dhe përfshin shumë subkultura të kujtesës të grupeve të ndryshme shoqërore, të cilat mund të jenë konkurrente, komplementare ose thjesht koeksistojnë me njëra-tjetrën. Kultura e kujtesës bazohet në një bazë të përbashkët njohurish historike dhe referencave të njohura për ngjarje historike, por kjo nuk nënkupton që kemi të bëjmë me një fushë homogjene ku mbizotëron harmonizimi i kujtimeve; për këtë arsye zakonisht flasim për kultura të kujtesës në shumës. Kulturat e kujtesës, si një kornizë historike interpretimi, funksionojnë në nivele të ndryshme, nga shtetet kombëtare deri te grupet politike ose komunitetet gjuhësore dhe fetare. Brenda kulturës së kujtesës si kornizë ekzistojnë politika zyrtare të kujtesës, politika kujtesash të aktorëve jostatalë dhe shoqërisë civile, si dhe kujtime brenda familjeve dhe kujtime individuale të bazuara në përvojë. Mbajtësit e saj janë individë, grupe shoqërore, kombësi dhe shtete.
Koristimo kolačiće radi prižanja boljeg korisničkog iskustva i funkcionisanja ove prezentacije u skladu sa Politikom privatnosti i Uslovima korišćenja i Politikom kolačića.
Websites store cookies to enhance functionality and personalise your experience. You can manage your preferences, but blocking some cookies may impact site performance and services.
Essential cookies enable basic functions and are necessary for the proper function of the website.
You can find more information in our POLITIKA E COOKIE-VE and Kushtet e Përdorimit dhe Politika e Privatësisë.