Kujtesa

FDH implementon iniciativa të ndryshme për të ruajtur kujtesën shoqërore të viktimave civile të luftës.

Ai organizoi rrëfimet e para publike të viktimave të krimeve të luftës, ku të mbijetuarit nga të gjitha pjesët e ish-Jugosllavisë ndanë përvojat e tyre. Ai shfaqi një seri ekspozitash të dedikuara për faktet e vërtetuara gjyqësore mbi të kaluarën dhe jetën e përditshme në zonat e prekura nga lufta. Ai bashkëproduhoi filmin dokumentar “The Depth Two”, të regjisorit Ognjen Glavonić, për fshehjen e trupave të civilëve shqiptarë në varreza masive në Serbi.

FDH mbajti një seri ligjëratash publike të dedikuara për gjetjet faktike mbi krimet e kryera në Kosovë, Kroaci dhe Bosnjë dhe Hercegovinë.

Si një segment të veçantë, ai krijoi në vitin 2019 programin “Aktivizëm në Fushën e Kujtesës”, me qëllim të kundërshtojë diskursin publik mbi luftërat që injoron natyrën sistematike të shkeljeve të të drejtave të njeriut gjatë luftërave të viteve 1990 dhe margjinalizon perspektivat e viktimave. Përmes këtij programi, FDH zhvillon iniciativa të bazuara në fakte, ofron arsim joformall dhe shpërndan fakte të vërtetuara gjyqësore mbi luftërat, duke monitoruar dhe analizuar politikat e kujtesës në shtetet post-jugosllave.

Të gjitha ngjarjet Gjykimet Kujtimet Ngjarjet
Hëne hënëMare martëMëre mërkurëEnje enjtePree premteShte shtunëDiee diel
29
30
1
2
3
4
5
6
7
8
9
10
11
12
13
14
1
15
16
17
18
1
19
20
21
22
1
23
1
24
25
26
27
28
29
30
31
1
2
TË GJITHA NGJARJET
28.02.2024.
14.05.2020.