29.10.2014.

Në drejtim të strategjisë në lidhje me procedimin e krimeve të luftës në Serbi – Sesioni i fazës së para-gjykimit

strategija_28_10_2014Te martën me 28 tetor 2014 në bibliotekën e Fondit për të Drejten Humanitare (FDH) është mbajtur sesioni i dytë në lidhje me përpunimin e propozimeve të strategjisë për procedimin e krimeve të luftës ne Serbi. Takimi u është përkushtuar fazës para-gjykimit të krimeve të luftës.

Në takim morën pjesë gjyqtarët në rastet e krimeve të luftës, si dhe përfaqësues të Prokurorisë së Krimeve të Luftës të Republikës së Serbisë (PKL), Ministrisë së Punëve të Brendshme, Delegacionit të BE-së në Serbi, Misioni i OSBE-së në Serbi, Zyra e Prokurorit të Bosnjës dhe Hercegovinës, organizatat jo-qeveritare, ekspertë ligjorë, dhe përfaqësuesit e viktimave të krimeve të luftës.

Pjesëmarrësit diskutuan praktikën aktuale, dhe rreth mundësive në përmirësim të fazës së para-gjykimit të krimeve të luftës, duke krijuar kushtet për përcaktimin e rasteve me prioritet dhe ndryshimin e kuadrit ligjor ekzistues, përmirësimi i bashkëpunimit mes PKL-së dhe Ministrisë së Brendshme, si dhe në përmirësimin e bashkëpunimit ekzistues rajonal.

Propozimet dhe rekomandimet e pjesëmarrësve do të përfaqësojnë bazën e propozimeve të Strategjisë në procedimin e krimeve të luftës në Serbi në periudhën prej 2015 dhe në vitin 2025, cilat do të dorëzohen Ministrisë së Drejtësisë Republikës së Serbisë deri ne fund të vitit 2014.

Të mbështetur nga:

Shiko më shumë...