
Nën organizimin e
Rrjetit KOMRA për pajtim dhe Fondit për të Drejtën Humanitare
13–14 dhjetor 2025, Hoteli Zonar, Zagreb
E shtunë, 13.12.2025
09:00–09:15
Hapja e Forumit: Prof. dr. Zharko Puhovski (në pension), Fakulteti Filozofik i Universitetit të Zagrebit
09:15–10:45
PANELI 1
Bashkësia akademike në një shoqëri të robëruar: kufijtë e fjalës kritike dhe mundësia e rezistencës intelektuale
Moderator dhe udhëheqës: prof. dr. Zharko Puhovski (në pension): Fakulteti Filozofik në Zagreb:
“Në shoqëritë që nuk janë demokratikisht të qëndrueshme, liria akademike nuk nënkupton të drejtën për mendim, por guximin për të marrë mbi vete pasojat e atij mendimi.”
Fokusi tematik:
Drejtësia tranzicionale në nivel të rezultateve formale, efektet e munguara transformuese. Sistemi e bllokon reformën dhe e ndëshkon kundërshtimin; mendimi kritik është i rrezikshëm, ndërsa rezistenca simbolike bëhet e vetmja formë “e sigurt”.
Bashkësia akademike si mundësi për rezistencë të përbashkët intelektuale brenda komunitetit rajonal të dijes, si alternativë ndaj regjimeve të kujtesës të mbyllura etnikisht.
Gjuha me të cilën flitet për të kaluarën: kornizat analitike, normative, politike.
Mungesa e dialogut ndër-etnik në fushën akademike paralelisht me politikën shtetërore të heroitizimit të luftës.
Panelistë:
Dr. Ana Milošević, studiuese postdoktorale, Fakulteti i Drejtësisë, KU Leuven
Prof. dr. Eric Gordy, University College London, Shkolla për Studime Sllave dhe Europiane Lindore (SSEES)
Prof. dr. Vjollca Krasniqi, Fakulteti Filozofik, Universiteti i Prishtinës
Prof. dr. Nebojša Blanuša, Fakulteti i Shkencave Politike, Universiteti i Zagrebit
Prof. dr. Adnan Prekić, Fakulteti Filozofik, Universiteti i Podgoricës
Diskutimet:
Prof.dr Midhat Izmirlija, Fakulteti i Drejtësisë, Universiteti i Sarajevës
Prof dr Jelena Lončar, Fakulteti i Shkencave Politike, Universiteti i Beogradit
Prof. dr Smiljana Milinkov, Fakulteti Filozofik i Universitetit të Novi Sadit
Prof. Dr Artan Krasniqi, Fakulteti Filozofik, Universiteti i Prishtinës
11:15-12:45
PANEL 2
Potenciali i parealizuar transformues i drejtësisë tranzicionale
Moderator dhe udhëheqës : Prof. dr. Denisa Kostovicova, Shkolla Londineze e Ekonomisë dhe Shkencave Politike (LSE)
“Bisedën e hapim me pyetjen nëse bashkësia akademike sot është bartëse legjitime e interpretimit të së kaluarës apo nëse autoriteti mbi narrativin gjendet ekskluzivisht në hapësirën politike dhe mediatike. Do të hulumtojmë pse reflektimi i argumentuar nuk e ka mundësuar transformim dhe nëse akademia mund të nxisë ndryshimin.”
Fokusi tematik:
Kush sot ka autoritet për të përcaktuar narrativin mbi të kaluarën – akademia, shteti, shoqatat e viktimave, mediat apo aktorët ndërkombëtarë?
Edukimi dhe interpretimi i së kaluarës;
Riprodhimi i narrativave etnike dhe roli i bashkësisë akademike;
Gjuha, me të cilën flitet për të kaluarën: kornizat analitike, normative, politike dhe
Kufizimi i reflektimit të thelluar dhe i diskutimit të argumentuar (“më i nevojshmi dhe më i vështiri”)
Panelistët:
Prof. dr. Dejan Jović, Fakulteti i Shkencave Politike, Universiteti i Zagrebit
Prof. dr. Snježana Koren, Fakulteti Filozofik, Universiteti i Zagrebit
Prof. dr. Gjylbehare Bella Murati, Fakulteti Juridik, Universiteti i Pejës
Prof. dr. Nataša Milićević, Fakulteti Filozofik, Universiteti i Novi Sadit
Diskutimet:
Prof. Dr Katarina Popović, Fakulteti Filozofik, Universiteti i Beogradit
Akad. Prof. Dr Svetlana Slapšak, shkrimtare serbe dhe sllovene
prof. Dr Danijela Majstorović, Fakulteti Filolgjisë, Universiteti i Banja Lukës
dr Gezim Visoka, Fakulteti i Drejtësisë, Dublin
dr Aleksandra Jerkov, studiuese postdoktorale, Universiteti i Grazit
12:45-14:00
Dreka
14:00-15.45
PANEL 3
Gjykimet për krimet e luftës: procesi ligjor dhe efektet e parealizuara (jo)transformuese
Moderator/udhëheqës: Prof. dr Ivo Josipović, Fakulteti i Drejtësisë, Universiteti i Zagrebit
I. Strategjia e gjykimeve dhe përfundimi i punës së ICTY – a është humbur efekti transformues?
Fokusi tematik:
A është strategjia për përfundimin e punës së ICTY e pamjaftueshme për të treguar se si vendimet do të ndikojnë në interpretimin e së kaluarës në shoqëritë lokale?
A ka mbizotëruar dimensioni ligjor, pa planifikim të integrimit më të gjerë shoqëror të vendimeve?
A e bllokon mundësinë e drejtësisë transformuese mënyra se si elitat i interpretojnë vendimet e ICTY ? Në vend që të individualizohet përgjegjësia, vendimet shpesh interpretohen si sulm ndaj një populli.
Pranimi selektiv ose heshtja mbi vendimet e Tribunalit të Hagës është gjithashtu një çështje e rëndësishme.
Si mund të shpjegohet që faktet e vërtetuara nga gjykata nuk hyjnë në kujtesën kolektive, por përshtaten me narrativat kombëtare dominues?
A mundet sistemi gjyqësor të ndryshojë interpretimin e së kaluarës pa një konsensus shoqëror mbi faktet?
II. Gjykimet kombëtare – arritjet dhe kufizimet në rajon
Fokus tematik:
A e kanë gjykimet kombëtare potencialin për drejtësi transformuese?
A i kontribuojnë gjykimet në mungesë drejtësisë apo ato e forcojnë rezistencën dhe mohimin?
A mundet drejtësia vendore, pa mbështetje institucionale nga sistemi arsimor dhe politik, të sjellë ndryshim shoqëror?
A munden fakultetet e drejtësisë të krijojnë një “bashkësi rajonale të dijes”?
Pyetja kyçe:
A mundet komuniteti akademik të zhvillojë një platformë rajonale për interpretim kritik të aktgjykimeve dhe kështu të zëvendësojë atë që gjykimet nuk arrijnë të bëjnë?
Panelistë:
Prof. dr Zlata Đurđević, Fakulteti i Drejtësisë, Universiteti i Zagrebit
Prof. dr Enis Omerović, Fakulteti i Drejtësisë, Universiteti i Zenicës
Prof. dr Sunčica Hajdarović, Fakulteti i Drejtësisë “Džemal Bijedić”, Mostar
Florence Hartmann, gazetare dhe shkrimtare franceze
Miodrag Vlahović, Komiteti i Helsinkit i Malit të Zi për të Drejtat e Njeriut
Diskusutimet:
Prof. dr Srđan Milošević, Fakulteti i Drejtësisë, Universiteti UNION, Beograd
Prof. dr Marin Bonačić, Fakulteti i Drejtësisë, Universiteti i Zagrebit
Denisa Kostovicova
Atdhe Hetemi, Instituti për Krimet e Luftës, Prishtinë
Dr Sabina Galijatović, Instituti për Hulumtimin e Krimeve kundër Njerëzimit dhe të Drejtës Ndërkombëtare, Universiteti i Sarajevës
15:45 – 16:15
Pushim për kafe
16:15 – 17:45
PANELI 4
Arkiva e Hagës midis drejtësisë dhe kujtesës: qasja, interesi publik dhe trashëgimi e ardhshme
Moderator: Pierre Hazan, (Qendra për Dialog Humanitar) Centre for Humanitarian Dialogue
Panelistë:
Samuel Algozin, Zyra e Regjistrit, Mekanizmi për Gjykatat Penale
Victor Jan Vos, Instituti për Hulumtimin e Luftës, Holokaustit dhe Gjenocidit (NIOD)
Prof. dr Niké Wentholt, Universiteti i Groningemit
Petar Finci, doktorand, Universiteti i Amsterdamit
Fokus tematik:
Ky panel shqyrton arkivën publike të Tribunalit të Hagës si dokument ligjor i trashëgimisë së krimeve të luftës, si burim kërkimor për studime shkencore të ardhshme, si trashëgimi kulturore dhe kujtesë e viktimave, dhe si themel i njohurive publike mbi të kaluarën.
Menaxhimi i arkivës dhe qasja publike: vëllimi i materialeve të disponueshme, procesi i dixhitalizimit dhe ruajtja afatgjatë, si dhe skenarët e menaxhimit pas vitit 2026.
Arkiva si bazë kërkimore për t[ kuptuarit e gjenocidit dhe luftërave: duke u mbështetur në përvojën e NIOD-it në studimin e Srebrenicës si dhe theksimi i nevojës për plotësimin e kërkimeve me koleksione gjyqësore dhe arkiva si “infrastrukturë e fakteve”.
Arkiva si kujtesë e viktimave: si “zëri i viktimave” në hapësirën publike, me dëshmi që formojnë kujtesën shoqërore dhe arkiva që shërben si themel për muze, edukim dhe komemorime.
Diskutohet mënyra se si studiuesit e përdorin arkivën, duke përfshirë metodologjinë e punës me transkripte dhe aktvendime gjyqësore, rreziqet e keqinterpretimeve pa kontekst, dhe procesin e përkthimit të fakteve ligjore në njohuri publike.
Pyetjet kryesore:
Nëse arkiva mban zërin e viktimave, a duan shoqëritë e ish-Jugosllavisë ta dëgjojnë atë?
Pse vendimet nuk janë bërë pjesë e njohurive publike?
A është arkiva një pasuri publike, apo një koleksion i brendshëm i OKB-së?
Çfarë do të thotë e ardhmja e arkivës pas përfundimit të mandatit të Mekanizmit (2026)?
A mundet arkiva të bëhet themeli i edukimit dhe memorialeve?
Gjykata ka vërtetuar faktet. Pyetja nuk është më çfarë është e vërteta, por nëse ajo e vërtetë do të bëhet pjesë e kujtesës shoqërore.
Diskutime:
Danilo Kalezić, Instituti i Historisë, Podgoricë
Nataša Kandić, Fondi për të Drejtën Humanitare
Edin Omerčić, Instituti i Historisë, Universiteti i Sarajevës
Data: E Diela, 14.12.2025
PANELI 5
9:30 – 13:45
9.30- 10.30
Pjesa I: Transmetimi ndërgjeneracional i kujtesës
Hyrje në panel. Ky panel shqyrton mënyrën se si të rinjtë, të cilët nuk kanë jetuar gjatë luftërave të viteve ’90, e trashëgojnë dhe si e bëjnë reinterpretimin e kujtimeve përmes narrativave familjare, ndikimeve mediatike dhe boshllëqeve në edukim dhe, së këndejmi, se si këto kujtime reflektohen në protestat bashkëkohore studentore. Do të diskutohet edhe nëse rebelimi kundër korrupsionit dhe autoritarizmit ka potencial transformues apo riprodhon narrativat e trashëguara. Paneli lidh hulumtime nga Serbia, Bosnja dhe Hercegovina dhe diaspora, praktikat e argumentimit të thellë të përballjes me të kaluarën, si dhe aktivizmin e kujtesës, për të hapur një hapësirë reflektimi mbi rolin e studentëve në ndryshimin shoqëror.
Fokus tematik
Ky panel shqyrton qëndrimet e të rinjve në Serbi ndaj luftërave: mungesën e edukimit dhe transmetimin e kujtimeve përmes familjes. Analizohet qëndrimi i të rinjve nga hapësira e ish-Jugosllavisë ndaj gjykimit të Radovan Karadžiçit, ku vërehet se të rinjtë nuk janë të painformuar për të kaluarën, por shpesh janë të mbyllur ndaj diskursit. Futja minimale e fakteve nxit mikro-argumentim, por nuk prodhon ndryshime makro. Diskutohet thellë gjithashtu mbi gjykimin e Radovan Karadžiçit dhe efektet e dialogut në të kuptuarit e së kaluarës.
Transmetimi ndërgjeneracional i kujtimeve në familjet e Sarajevës dhe të diasporës. Studentët në Serbi midis ndjenjës së viktimizimit dhe potencialit për ndryshim shoqëror (bazuar në kërkimin 2021–2025). Të rinjtë identifikohen si viktima të një padrejtësie shumështresore, por dëshirojnë të dalin nga kjo pozitë dhe të kontribuojnë në formësimin e një narrativi të ri, të orientuar drejt së ardhmes.
Panelistë:
Dr Rodoljub Jovanović, Instituti për Filozofi dhe Teori Shoqërore, Beograd
Denisa Kostovicova
Emina Zoletić, doktorande, Universiteti i Varshavës
Dr Jessie Barton Hronešová, Shkolla për Studime Sllave dhe Evropiane Lindore (SSEES)
10:30 – 12:00
Pjesa II: Protestat studentore në Serbi – të rinjtë midis së kaluarës dhe së ardhmes
Protestat u nxitën si një reagim ndaj korrupsionit, dhunës dhe autoritarizmit, pa parulla etnike. Megjithatë, në fazat e mëvonshme të veprimeve protestuese shfaqen grafite si “Nuk dorëzohemi”, “Kosovën nuk e japim”, “Aco shqiptarë”. Këto mbishkrime nuk e përfaqësojnë mesazhin themelor të protestave, por janë të rëndësishme, sepse tregojnë se si narrativat e së kaluarës vazhdojnë të reflektohen te një brez që kërkon ndryshim.”
Pyetja kryesore:
A e kanë protestat studentore kapacitetin të tejkalojnë narrativat identitare të trashëguara dhe të bëhen bartëse të ndryshimit transformues?
Panelistët/diskutuesit
Prof. dr Ana Martinoli, Fakulteti i Arteve Dramatike, Universiteti i Beogradit
Prof. dr Nevena Jeftić, Fakulteti i Filozofisë, Universiteti i Novi Sadit
Prof. Stevan Filipović, Fakulteti i Arteve Dramatike, Universiteti i Beogradit
Mila Pajić, studente e Fakultetit të Filozofisë, Universiteti i Novi Sadit, pjesëmarrje online
Domagoj Fuk, student i Fakultetit të Shkencave Politike, Universiteti i Zagrebit
Studentë të tjerë dhe pjesëmarrës të Forumit
12:00 – 12:30
Pushim për kafe
12:30 – 13:45
Pjesa III: Iniciativat memoriale dhe transformuese
Moderatore: Jasna Dragović-Soso, Profesoreshë në vizitë, LSE Research Unit on Southeast Europe (LSEE)
Fokus tematik:
Ky panel shqyrton potencialin transformues dhe kufizimet e iniciativave të aktivizmit memorial. Fëmija shihet si simbol i viktimës universale: duke pasur parasysh mundësitë për empati, por edhe kufizime të instrumentalizimit. Diskutohet nëse ndërhyrjet ligjore të imponuara nga jashtë mund të konsiderohen pjesë e drejtësisë tranzicionale apo transformuese.
Iniciativat civile dhe narrativat alternative.
Argumentimi i thellë mund të kontribuojë në kërkimin e drejtësisë, por transformimi kërkon zgjerimin e horizonteve morale dhe njohjen e dinjitetit dhe vuajtjes së Tjetrit.
Karakteristikë kryesore e diskursit mbi krimet e luftës në procesin e KOMRA-as ka qenë shmangia e akuzave. Njerëzit janë fokusuar tek detajet e vuajtjes, pa emëruar kryerësit…Mënyra e komunikimit në procesin e KOMRA-s është perceptuar si jo-akuzuese.”
Panelistë:
Prof. dr Jasna Dragović-Soso
Dr Jessie Barton Hronešová
Belma Bećirbašić, hulumtuese dhe publiciste e pavarur
Prof. dr Denisa Kostovicova
Përtej ndarjeve etnike
Ajnura Akbas, Muzeu i Fëmijërisë së Luftës: Si ndikojnë dëshmitë e fëmijëve të luftës tek publiku – rruga nga përvoja drejt të të kuptuarit. (initiativë transformuese e institucionalizuar)
Fikret Bačić, “Sepse më preokupon”: Lufta për një memorial për fëmijët e vrarë të Prijedorit – si dëshmia personale nxit të kuptuarit publik. (proces i institucionalizimit në zhvillim)
Bekim Blakaj / Nataša Kandić: Fakte që bëhen kujtesë publike – nga “Dinjteti për të zhdukurit tek Memoriali për të Zhdukurit”. (ndryshime transformuese të procesit KOMRA)
13:45 – 14:15
Fjalët përmbyllëse nga moderatori i panelit: Prof. dr Aleksandar Maršavelski
Mbyllja e Forumit të XVII për Drejtësinë Tranzicionale:
Nataša Kandić dhe Vesna Teršelič
14:15 – 15:30
Dreka