Të enjten me 6 nëntor 2014, në Bibliotekën e Fondit për të Drejtën Humanitare (FDH) është mbajtur sesioni i tretë konsultativ në lidhje me Propozim Strategjik për procedimin e krimeve të luftës në Serbi. Takimi u është përkushtuar mbrojtjes së dëshmitarëve dhe viktimave të krimeve të luftës.
Në takim morën pjesë gjyqtarë në rastet e krimeve të luftës, si dhe përfaqësues të Prokurorisë për Krime të Luftës të Republikës së Serbisë (PKL), delegacionit të BE-së në Serbi, Misioni i OSBE-së në Serbi, ish pjesëtari i njësitit mbrojtës të misionit të EULEX-it, ekspertë ligjorë dhe përfaqësuesit e viktimave të krimeve të luftës.
Pjesëmarrësit diskutuan mbi praktikën aktuale dhe rreth mundësive për të përmirësuar sistemin e mbrojtjes së viktimave dhe dëshmitarëve para, gjatë dhe pas dëshmisë në rastet e krimeve të luftës si dhe rreth problemeve në zbatimin e programit të mbrojtjes së dëshmitarëve në Serbi.
Rekomandimet e pjesëmarrësve do të inkorporohen në Propozimin Strategjik në lidhje me procedimin e krimeve të luftës në Serbi në periudhën prej 2015 deri në vitin 2025, cilat do të dorëzohen Ministrisë së Drejtësisë së Republikës së Serbisë deri në fund të vitit 2014.