Fondi për të Drejtën Humanitare dhe Fondi për të Drejtën Humanitare në Kosovë në vitin 2014 publikuan një listë të emrave të viktimave që humbën jetën si pasojë e bombardimeve të NATO-s mbi Republikën Federale të Jugosllavisë. Sipas kësaj liste, gjithsej 754 persona humbën jetën në sulmet e NATO-s, përfshirë 454 civilë dhe 300 pjesëtarë të forcave të armatosura. Ndër civilët, 207 ishin të nacionalitetit serb dhe malazez, 219 civil shqiptarë, 14 civil romë dhe 14 të kombësive të tjera.