Vijuesit e Shkollës Tranzicionale të Drejtësisë e vizituan Jasenovcin dhe Vukovarin

jasenovac-tjsNë kuadër të Shkollës Rajonale të Drejtësisë Tranzicionale (Shkolla) është organizuar një vizitë njëditore në vendet e përkujtimit në Kroaci. Njëzet e pesë vijues dhe vijuese të gjeneratës së katërt e kanë vizituar Memorialin dhe Muzeun Memorial në Jasenovc dhe Vukovar dhe me këtë rast kanë biseduar mbi kulturën e përkujtimit në lidhje me krimet e kryera në këto vende.

Share

Ndërroi jetë avokati Dragolub Todoroviq

dragoljub_postFondi për të Drejtën Humanitare (FDH) me keqardhje informon publikun se me 14 maj 2015 në Beograd ndërroi jetë bashkëpunëtori dhe miku shumëvjeçar, avokati Dragoljub Todoroviq.

Që nga fillimi i gjykimeve për krime të luftës në Serbi, Dragolubi në emër të FDH-s i përfaqësonte viktimat dhe familjet e viktimave. Me përpjekje të vazhdueshme për të mbrojtur të drejtat e viktimave, ndihmoi për të vendosur të vërtetën në gjykatë për rrëmbimin në Shtërpce, ekzekutimi mizor i familjes Bogujevci në Podujevë, krimet në Ovçarë, Zvornik, Trnovë … Dragolubi gjatë vitit 1999 dhe 2000 se bashku me një ekip të avokatëve të FDH-s i ka mbrojtur shqiptarët e burgosur paligjshëm nga Kosova në lendet e motivuara politikisht.

Share