FDH-SC-005 FONDI: Materiale gjyqësore nga gjykimi i pjesëtarëve të njësisë Shkorpionët (Škorpioni) për krime ndaj civilëve në Srebrenicë

PERIUDHA: 2003-2006

BURIMI PRIMAR: Gjykata e Qarkut në Zagreb (Kroaci), Gjykata e Qarkut në Beograd – Paneli për Krime të Luftës (Serbi), Ministria e Punëve të Brendshme – Drejtoria për luftë kundër krimit të organizuar (Serbi)

VËLLIMI DHE MEDIUMI: 2 kuti arkivore

PËRMBAJTJA: Fondi përmban dokumentacion nga gjykimi i pjesëtarëve të formacionit paramilitar me emrin  “Shkorpionët”, të cilët në kohën e luftës, në Republikën e atëhershme të Bosnjës e Hercegovinës , në vendin e quajtur Gordinjske bare (Pellgjet e  Gordinjes) në afërsi të vendit të quajtur Trnova, duke i shkelur rregullat e të drejtës ndërkombëtare, në kundërshtim me Konventën e Gjenevës mbi mbrojtjen e personave civil në kohën e luftës, kanë privuar nga jeta 6 të zënë rob të kombësisë myslimane. Me këtë kanë kryer vepër penale të krimeve të luftës kundër popullatës civile. Fondi përmban dokumentacionin gjyqësor (aktakuzën, aktgjykimin, procesverbale nga seanca gjyqësore kryesore, audio transkripte nga seanca e gjykimit kryesor), nga dy gjykime të ndara: i Sllobodan Davidoviqit në Gjykatën e Qarkut në Zagreb (Kroaci) dhe i Sllobodan Mediqit, Pera Petrasheviqit, Aleksandër Mediqit, Aleksandër  Vukovit dhe Branisllav Mediqit para Panelit për krimet të Luftës të Gjykatës së Qarkut në Beograd (Serbi).

SISTEMI I RENDITJES: Kronologjik, sipas datës

Nuk pritet rritja e fondit

GJUHA: Serbe, kroate

LISTA E PËRMBAJTJES:

Kutia nr. 1

• Rasti Sllobodan Davidoviq – Gjykata e Qarkut në Zagreb, Republika e Kroacisë 08.09.2005-16.12.2005.
• Rasti Sllobodan Mediq dhe të tjerët – dokumentacioni gjyqësor – Gjykata e Qarkut në  Beograd, Paneli për Krime të Luftës, Republika e Serbisë

20.12.2005-15.03.2006.
• Fotografitë e pjesëtarëve të njësisë “Shkorpionët”

Kutia nr. 2

• Rasti Sllobodan Mediq dhe të tjerët – dokumentacioni gjyqësor – Gjykata e Qarkut në Beograd, Paneli për Krime të Luftës, Republika e Serbisë
11.04.2006-05.07.2006.

Kutia nr. 3

• Rasti Sllobodan Mediq dhe të tjerët – dokumentacioni gjyqësor – Gjykata e Qarkut në Beograd, Paneli për Krime të Luftës, Republika e Serbisë, fotografi, raport i Institutit historiko-ushtarak në Beograd, aktgjykim.

22.02.2006 -17.09.2007.

FHD-ST-009 FONDI: Materiale gjyqësore nga gjykimi i pjesëtarëve të Ushtrisë së Republika Srpska për rrëmbimin dhe vrasjen e civilëve nga treni në Shtrpce

PERIUDHA: 1993 -1997

BURIMI PRIMAR: Gjykata e Qarkut në Beograd (Serbi), Gjykata e Lartë në Bjelo Polje (Mali i ZI), Komisioni për mbledhjen e të dhënave mbi rrëmbimin e udhëtarëve nga treni 671 në komunën e Shtrpces, Mali i Zi, shtypi i ndryshëm

https://www.hlc-rdc.org/wp-includes/js/tinymce/plugins/wordpress/img/trans.gif

VËLLIMI DHE MEDIUMI: 2 kuti arkivore

PËRMBAJTJA: Fondi përmban dokumentacion nga gjykimi i ndarë i Millan Llukiqit dhe Nebojsha Ranisavljeviqit, të cilët, si pjesëtarë të formacionit-grupit ushtarak, duke shkelur rregullat e të drejtës ndërkombëtare gjatë kohës së konfliktit të armatosur në Bosnjë e Hercegovinë, kanë kryer sulm mbi trenin e udhëtarëve të Hekurudhës së Jugosllavisë në vendin Shtrpce dhe rrëmbimin e popullatës civile, të cilët i kanë privuar nga jeta, me çka kanë kryer vepër penale të krimeve të luftës kundër popullatës civile.

SISTEMI I RENDITJES: Kronologjik, sipas datës

Nuk pritet rritja e fondit

GJUHA: Serbe

LISTA E PËRMBAJTJES:

Kutia nr. 1

• Rasti Lukiq –padia penale, procesverbali mbi dëgjimin, aktgjykimi, vendimi mbi refuzimin e ankesës së prokurorit – Gjykata e Qarkut në Beograd, Gjykata Supreme e Serbisë – Republika e Serbisë.
• Rasti Ranisavljeviq – dokumentacioni gjyqësor (vendimi mbi zhvillimin e hetimeve, procesverbalet e seancës kryesore, procesverbalet mbi dëgjimin e dëshmitarit, ankesat, aktgjykimi)- Gjykata e Lartë në Bjelo Polje, Republika e Malit të Zi.

Kutia nr. 2

• Material rreptësishtë konfidencial i NTH-së
• Dokumentet e Komisionit për mbledhjen e të dhënave mbi rrëmbimin e udhëtarëve nga treni 671 në Shtrpce, të cilin e ka formuar Kuvendi i Malit të Zi
• Letra të ndryshme në lidhje me rrëmbimin e udhëtarëve
• Apele për ndihmë dhe letra të ndryshme të familjeve të të rrëmbyerve (1993 – 1996)
• artikuj nga gazetat – deportimi i refugjatëve, rasti i Millan Llukiqit, rrëmbime
• Autorizime
• Të ndryshme

FDH-LR-006 FONDI: Materiale gjyqësore nga gjykimi i pjesëtarëve të Policisë Ushtarake të Ushtrisë kroate për krime të luftës në Burgun Ushtarak

PERIUDHA: 2002-2006

BURIMET PRIMARE: Prokuroria Shtetërore e Qarkut në Split, Gjykata e Qarkut në Split- Republika e Kroacisë

VËLLIMI DHE MEDIUMI: 1 kuti arkivore

PËRMBAJTJA: Fondi përmban materiale gjyqësore nga gjykimi i pjesëtarëve të Policisë Ushtarake të Ushtrisë së Kroacisë në Burgun Ushtarak “Lora”, të cilët, në kundërshtim me Konventën e Gjenevës mbi mbrojtjen e personave civil në kohën e luftës, kanë kryer krime të luftës kundër popullatës civile. Fondi përmban padinë dhe aktgjykimin e ri nga gjykimi i përsëritur i datës dhe aktgjykimin e lirimit të vitit si dhe procesverbalet e seancave gjyqësore kryesore si dhe aktgjykimin e ri nga gjykim i përsëritur i vitit 2005 dhe 2006.

SISTEMI I RENDITJES: Kronologjik, sipas datës

Pritet zmadhimi i fondit

GJUHA: Kroate

FHP-PR-011 FONDI: Represioni policor në Serbi dhe në Kosovë NËNDFONDI: FDP-PR-011-1 Qëndresa

PERIUDHA: 1992 – 2000.

BURIMI PRIMAR: Fondi për të Drejtën Humanitare, Gjykata e Qarkut në Beograd (Serbi), Gjykata Komunale në Pirot (Serbi), Gjykata e Qarkut në Kragujevc (Serbi), institucione të ndryshme mjekësore, zyra të avokatisë

VËLLIMI DHE MEDIUMI: 2 kuti arkivore

PËRMBAJTJA: Fondi përmban dokumentacion të ndryshëm, kryesisht gjy         qësor, siç janë paditë penale, vendimet, dëshmitë e viktimave të represionit policor si dhe dokumentacion tjetër mjekësor dhe materiale të tjera të provave në lidhje me lëndët.

SISTEMI I  RENDITJES:

Nuk pritet zmadhimi i fondit

GJUHA: Serbe

LISTA E PËRMBAJTJES:
Kutia nr. 1

Lëndët:

Jovan Dimitrijeviq
Zheljko Zoriq
Dejan Stojanoviq
Oliver Ilijev
Rasti i deponisë së qytetit në Çaçak
Ante Çirjak
Radomir Janiqijeviq

Zoran Petkoviq dhe Zhikica Ivanoviq
Slavoljub Miliqeviq, Slavoljub Ristiq dhe Millan Raiçeviq
Ruzhica Mihailoviq
Milica Petkoviq
Vukoje Gjogo
Zheljko Gojko
Dragan Gjorgjeviq
Dragoslav Deciq
Igor Nikoliq
Slobodan Antiq
Ndeshja futbollistike në Plavë
Zoran Matiq
Dobrivoje Xhoshev
Goran Marinkoviq
Lambros Hudeludis
Borivoje Mikiq
Marko Bulatoviq
Predrag Janesh
Nemanja Joviq
Miroslav Ponjaviq
Milosh Stojanoviq
Viktor Shekularac
Nenad Radisavljeviq, Slavisha Nikoliq, Milosh Jeviq, Marko Nikoliq, Bratislav Veljkoviq
Nikola Popoviq, Dragan Dinkiq, Dragoslav Rakiq
Branko Erakoviq, Dejan Miniq, Miroslav Ujfalushi
Aleksandar Gjorgjeviq
Igor Miliqeviq
Vladan Stankoviq
Dragan Tadiq
Nenad Iliq
Srxhan Milivojeviq
Zharko Malinoviq
Lëvizja popullore Qëndresa
Miladin Mihailoviq, Zharko Mijajloviq
Bojan Gjorgjeviq
Bratislav Stamenkoviq
Nenad Daniloviq, Gorçilo Potpara, Dejan Raduloviq, Milorad Babiq, Goran Kuzmanoviq, Ljubomir Brandushanoviq, Radovan Kuliq
Aleksandar Vishnjiq
Vladimir Pavlov
Srxhan Miletashki
Dushan Kociq, Sava Kaljeviq, Aleksandar Gole, Igor Paunoviq
Ivica Vukadinoviq

Zheljko Goluboviq

Nebojsha Stojanoviq

Dragoslav Jovanoviq

Malisha Zdravkoviq dhe të tjerët.

Kristina Maxhari

Bogoljub Arsenijeviq Maki

FHP-KF-017 FOND: Konferenca në organizIm të Fondit për të Drejtën Humanitare

PERIUDHA: 1996 – 2006

BURIMI PRIMAR: Fondi për të Drejtën Humanitare

VËLLIMI DHE MEDIUMI: 8 kuti arkivore

PËRMBAJTJA: Konferenca ndërkombëtare dhe rajonale në organizim të Fondit për të Drejtën Humanitare, konferenca të organizuara nga ana e organizatave të tjera në Serbi dhe jashtë, tryeza të rrumbullakëta, punëtori, simpoziume, ndarje shpërblimesh, shkolla verore, lista të pjesëmarrësve.

SISTEMI I RENDITJES: sipas temës dhe përmbajtjes

Pritet rritja e fondit

GJUHA: serbe, shqipe dhe angleze

LISTA E PËRMBAJTJES:

Kutia nr. 1

• DREJTËSIA NË KATAKLIZËM: Tribunalet për krime në kohën e zgjimit të dhunës masive, DUKE UNIVERSITY SCHOOL OF LAW, muaji korrik i vitit 1996 (JUSTICE IN CATACLYSM: criminal tribunals in the wake of mass violens, DUKE UNIVERSITY SCHOOL OF LAW, july 1996)
• KONFERENCA MBI GJYKIMET PËR KRIMET E LUFTËS, Fondi për të Drejtën Humanitare, Beograd, nëntor, 1998
• Tryezë e rrumbullakët ndërkombëtare -“PAJTIMI I VËSHTIRË “, Komiteti i Helsinkit për të Drejtat e Njeriut në Bosnjë e Hercegovinë, Vogoshqe, shkurt, 2001
• Seminar – Pjesëmarrja e Romëve në Evropë”, Komiteti Finlandez për Sigurinë Evropiane, Helsinki, tetor 2001 (“ROMA PARTICIPATION IN EUROPE”, The Finnish Committee for European security, Helsinki,)
• “AKTIVISTET FEMRA MATANË KUFIJVE”, Transeuropeennes-Paris, Beograd, shkurt 2002 (“WOMEN ACTIVISTS ACROSS THE BORDERS”, Transeuropeennes-Paris, Beograd,)
• Konferencë Ndërkombëtare -“ZHVILLIMI I POLITIKAVE TË REJA TË PËRKRAHJES NDËRKOMBËTARE –MËSIMI I (PA)MËSUAR NË BEH”, Fondi shoqëria e hapur, Bosnja e Hercegovina, Sarajevë, shkurt 2002
• Konferencë ndërkombëtare mbi hapjen e dosjeve të fshehta policore, Qendra për aksionin kundër luftës, Beograd, shkurt, 2002
• Tryezë e rrumbullakët -“BOSHNJAKËT NË SERBI “, Priboj, dhjetor,  2002, prezantim i  Natasha Kandiqit
• Konferenca – “Themelimi i Gjykatës Penale Ndërkombëtare” – Rrjeti i Ligjit Penal Ndërkombëtar, Hagë, muaji dhjetor i vitit 2002  (“Establishing the International Criminal Court”- International Criminal Law network, Hag, december 2002)
• Punëtori – “Pajtimi për të ardhmen” (“Reconciling for the future”), Pakti  i Stabilitetit për Evropën Lindore, prill, 2003 (The Stability Pact for Eastern Europe, Solun, april 2003)

Kutia nr. 2

• Punëtori: Hartimi i ligjit mbi Organizimin dhe Jurisdiksionin e Autoriteteve Qeveritare në ndjekjen penale të personave të fajshëm për krime të luftës, OSBE, muaji maj i vitit 2003 (Drafting of Law Organization and Jurisdiction of Government Authorities in prosecuting persons guilty of War Crimes, OSCE, may 2003)
• Shoqata e Avokatëve Amerikan, Nisma Ligjore  për Evropën Qendrore  dhe Euroaziatike- Raport Vjetor, 2003 Shpërblimi i NLEQE për Natasha Kandiqin  (American Bar Association, Central Europian and Eurasian Law Initiative- Annual Report 2003 CEELI Award to Nataša Kandić)
• Marrëveshje dhe shpjegime konfirmuese të fajësisë – praktika para Tribunalit për ish Jugosllavi dhe gjyqësorët kombëtar, Sarajevë, dhjetor, 2003
• Parandalimi i gjenocidit: Kërcënimet dhe Përgjegjësitë, Forumi Ndërkombëtar i Stokholmit 2004, Stokholm, janar 2004 (Preventing Genocide: Threats and Responsibilites, Stockholm International Forum 2004)
• Raport i Komisionit Ndërkombëtar për Personat e Zhdukur (KNPZH)
• Seminar rajonal: “Dokumentacioni, e vërteta, përgjegjësia: Krijimi i kushteve për ballafaqim me të kaluarën në ish Jugosllavi, Fondi për të Drejtën Humanitare, Vukovar, Kroaci, shkurt, 2004
• Festivali i filmit ndërkombëtar për të drejtat e njeriut i një bote – Shpërblimi Homo Homini, Prag, prill, 2004 (The One World International Human Rights Film Festival – Homo Homini award, Prag, april 2004)

Kutia nr. 3

•Samiti Ndërkombëtar mbi Demokracinë, Terrorizmin dhe Sigurinë, Madrid, mars, 2005 (International Summit on Democracy, Terrorism and Security, Madrid, mart 2005)
• Konferenca: “Afrimi i GJPNJ ndaj bashkësive lokale në Bosnjë e Hercegovinë – Puna e GJPNJ-ve në lidhje me krimet, të cilat janë kryer gjatë luftës në Srebrenicë”, Gjykata Penale Ndërkombëtare për ish Jugosllavinë, Srebrenicë, maj, 2005
• Konferenca: ” Afrimi i GJPNJ ndaj bashkësive lokale në Bosnjë e Hercegovinë – Puna e GJPNJ-ve në lidhje me krimet, të cilat janë kryer gjatë luftës në Foçë”, Gjykata Penale Ndërkombëtare për ish Jugosllavinë, Foçë, tetor, 2004
• Ndarja e çmimit Alexander Langer, Bolzano, Itali, qershor 2005

Kutia nr. 4

• Konferenca: “Konfliktet: Parandalimi, Zgjidhja, Pajtimi”, UNHCR, FORUM, Barcelonë, qershor, 2004 ( “Conflicts: Prevention, Resolution, Reconciliation”, UNHCR, FORUM, Barselona, june 2004)
• Seminar Ndërkombëtar: “Krimet e Luftës dhe Trashëgimia Ligjore:  Konteksti Historik dhe Përvojat Komparative”, Qendra Trajnuese Ligjore në Beograd, Komiteti Kroat i Helsinkit, Qendra për të Drejtat e Njeriut e Universitetit të Sarajevës, Dubrovnik, shtator, 2004 (“Crimes of War and Legal Legasy: Historical background and Comparative Experiences”, Judical Training Center in Belgrade, Croatian Helsinki Committee, Human Rights Center of the University of Sarajevo, Dubrovnik, september 2004)
• Konferenca: “E ardhmja e Evropës Juglindore; BeH, RK dhe S e MZ si dhe perspektiva e integrimit në BE “, OSBE ). Sesion i Nismës së Igmanit, Zagreb, shtator 2004
• Konferenca: “Mekanizmat për kërkimin dhe dokumentimin e së vërtetës”, Komisioni Ndërkombëtar për Personat e Zhdukur, Jahorinë, tetor, 2004 (International Commission on Missing Persons, Jahorina, 2004)
• Konferenca: “Mësimet e mësuara nga konfliktet ballkanike”, Boston College, Qendra për Zhvillimin e Ballkanit, tetor, 2004 (“Lessons Learned from the Balkan Conflicts”, Boston College, Center for the Balkan Development, 2004)
• ZKLDNJ, Punëtori mbi modelin e parimeve për luftimin e pandëshkueshmërisë, Gjenevë, nëntor, 2004 (OHCHR Workshop on Set of Principles to combat impunity)
• Konferenca: “Afrimi i GJPNJ ndaj bashkësive lokale në Bosnjë e Hercegovinë – Puna e GJPNJ-ve në lidhje me krimet, të cilat janë krye gjatë luftës në Konjic “, Gjykata Penale Ndërkombëtare për ish Jugosllavinë, Konjic, nëntor, 2004
• Seminar Ndërkombëtar: “Drejtësia tranzicionale në ish Jugoslavi”, Beograd/Zagreb, dhjetor, 2004
• Cornell International Law Journal Symposium 2005 – “Millosheviqi dhe Hyseini në gjyq“, Itaka, Njujork, shkurt, 2005 (“Milosevic and Hussein on trial”, Ithaca, New York,)

Kutia nr. 5

• Shkolla verore  “PERSPEKTIVA E RE MBI PAQEN”- Shkolla ndërkombëtare verore mbi religjionin dhe jetën publike”, Bosna forum international, Rusmir Mahmutqehajliq, Sarajevë  (“NEW PERSPECTIVE ON PEACE – International summer school on religion and public life”)

• Rrjeti i Ballkanit për të Drejtat e Njeriut (Balkan Human Rights network), ftesë për pjesëmarrje në kuvendin vjetor
• Maryanne Yerkes –  “Përfundimet e hulumtimit dhe zbatimet :çka është e nevojshme”  (“Reserch conclusions and applications: whats needed”); “Çështjet e mëdha dhe objektivat e hulumtimit “ (“Major problems and objectives of the research”)
• Konferenca mbi gjykimet për krimet e luftës, Fondi për të Drejtën Humanitare, Beograd, nëntor 1998
• Konferenca rajonale e Nismës së Igmanit – “E ardhmja e Evropës Juglindore; BeH, RK, S dhe MZ dhe perspektiva e integrimit në BE “, Zagreb, shtator, 2004, ftesë
• Raport i përgatitur për nevojat e tryezës së rrumbullakët profesionale: “Si të luftojmë kundër gjuhës së urrejtjes dhe dhunës, të motivuar mbi bazën rasore”, Qendra për të Drejtat e Njeriut, Zagreb, mars 2004
• Konferenca  “Raportimi mbi të drejtat e njeriut dhe avokimi gjatë krizës në Kosovë: mësimet e mësuara”,  (“Human Rights reporting and advocacy during the Kosovo crisis: lessons learned”), Harvard University, tetor 1999
• “Seminar mbi zbatimin e Rekomandimeve të Lundit“,OSBE, Komisionari i Lartë mbi Kombësitë Minoritare, Vjenë, maj, 2000 (“Seminar to Launch the Lund Recommendations”, High Commissioner on National Minorities)
• Miratuar nga Forumi i Pestë i Konferencës së vitit 2000, Forumi i Fondacionit 2000, Pragë, tetor, 2001, (Forum 2000 Founadion)
• Një koncert për paqe dhe pajtim, shërimi dhe ndarja, shtator, 2003, ftesë (A Concert for Peace and Reconciliation, Healing and Divide)
• “Gjykimi për krimet luftës – Takim mbi temën e sigurimit të dëshmive dhe planifikimin e trajnimeve të ardhshme “, OSBE Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë, Beograd, korrik 2003
• Raportime me rastin e Konferencës Ndërkombëtare mbi kontrollin e policisë, 1998.
• Të Drejtat e Njeriut në Politikën e Jashtme të Suedisë (Human Rights in Swedish Foreing Policy), nëntor 2003
• të ndryshme – ftesa, lista të pjesëmarrësve

Kutia nr. 6

• Natasha Kandiq: “TNKY (ICTY) dhe OJQ-të lokale – bashkëpunimi për pajtimin”, Tribunali Ndërkombëtar për Krime për ish Jugosllavinë (International Criminal Tribunal for the former Yugoslavia), vizitë, shkurt, 2004.
• Freedom House – Raport Vjetor, 2002
• Grupi i Politikës së Jashtme i Gruas – delegacioni i grave mbi Kosovën, Instituti për Shoqërinë e Hapur, Zyra në Uashington, qershor, 1998  (The Womenş Foreing Policy Group – Womens Delegation on Kosovo, Open Society Institut Washington Office)
• Konferenca “Strategjitë post-konfliktuale për të vërtetën, drejtësinë dhe pajtimin me të kaluarën në rajonin e ish Jugosllavisë”, Fondi për të Drejtën Humanitare, tetor, 2004
• “Bashkëpunimi rajonal për Drejtësinë Tranzicionale në Ballkanin Perëndimor 2006-7” (Regional Cooperation for Transitional Justice in the Western Balkans 2006-7), Qendra për Dokumentim dhe Hulumtim, Sarajevë, BeH (Research and Documentation Center, Sarajevo, BiH); Fondi për të Drejtën Humanitare, Beograd ( Humanitarian Law Center, Beograd), SMZ; Documenta, Zagreb, Kroaci
• Trajnim: “Përgjegjësia e komandimit në të Drejtën Ndërkombëtare dhe në atë Kombëtare”, Fondi për të Drejtën Humanitare + (Një propozim nga Asociacioni Ndërkombëtar i Avokatëve në bashkëpunim me Fondin për të Drejtën Humanitare për të ndërmarrë Trajnimin e gjykatësve, prokurorëve, avokatëve mbrojtës dhe hetuesve policor në ish Jugosllavi; Seminar i  Trajnimit të specializuar në të Drejtën Humanitare Ndërkombëtare, FDH, gusht, 2001  (Command responsibility in International and National Law”, Humanitarian Law Centre + (A proposal from the International Bar Association in collaboration with Humanitarian Law Centre to undertake the Training of Judges, prosecutors, Defence Lawyers and Police Investigators in former Yugoslavia; Specialized Training seminar in International Humanitarian Law, HLC, avgust 2001)

• “Konstatimi i të vërtetës si pasojë e konfliktit: iniciativat e tashme dhe perspektivat në ish Jugosllavi” Fondi për të Drejtën Humanitare, Beograd; Qendra për Dokumentim dhe Hulumtim Documenta, Sarajevë, prill, 2006 (Establishing the truth in the aftermath of conflict: current initiatives and perspectives in the former Yugoslavia”, Humanitarian Law Center, Beograd; Research-Documentation Center Documenta)
• Tryezë e rrumbullakët “Jehona dhe reagimet ” (rubrikë e gazetës Politika), dhjetor 2001

Kutia nr. 7

Tryezë e rrumbullakët – Gjykata Ndërkombëtare për ish Jugosllavinë – – 1 dhe 2 korrik i vitit 1996.

• Prof. dr Budimir Koshutiq – Legjitimiteti i Tribunalit Ndërkombëtar të Hagës
• Vladan Vasilijeviq – Tribunali Penal Ndërkombëtar për ish Jugosllavinë: vërtetimi i vlerave ose i mangësive të rendit bashkëkohor ndërkombëtar
• Radoslav Nediq – Raporti i kompetencave të gjykatave të brendshme dhe i tribunalit ndërkombëtar
• Prof. dr Vojin Dimitrijeviq – Gjyqësia penale ndërkombëtare dhe ajo e brendshme: ndëshkimi për shkeljet e rënda të së drejtës humanitare ndërkombëtare
• Prof. dr Zoran Stojanoviq – Perspektivat e Gjykatës së përhershme penale ndërkombëtare
• Dr Konstantin Obradoviq – Perspektivat e themelimit të Gjykatës së përhershme penale ndërkombëtare
• Ljubivoje Aqimoviq – Nga Tribunali AD HOC drejt Gjykatës së përhershme penale ndërkombëtare
• Dr Milan Bulajiq – Politika ose drejtësia: Tribunali Penal Ndërkombëtar për ish Jugosllavinë, organ ndihmës i Këshillit të Sigurimit
• Prof. dr Konstantin Obradoviq – Mbi bazueshmërinë ligjore të vendimit mbi themelimin e  tribunalit AD HOC për ish Jugosllavinë
• Prof. dr Budimir Koshutiq – Gjykata e përhershme penale ndërkombëtare: përvojat e mëhershme dhe ato të rejat
• Prof. dr Zoran Stojanoviq – Legjitimiteti i tribunalit AD HOC për ish Jugosllavinë
• Dr Milan Shahoviq – Kontribut për diskutimin mbi bazueshmërinë ligjore të themelimit të Tribunalit Penal Ndërkombëtar AD HOC për ish Jugosllavinë
• Prof. dr Stevan Gjorgjeviq – Tribunali Penal Ndërkombëtar për ish Jugosllavinë – disa vëzhgime kritike
• të ndryshme

Kutia nr. 8

• Konferenca: “Fati i serbëve, malazezëve, romëve, boshnjakëve dhe ashkalive të zhdukur në Kosovë, Fondi për të Drejtën Humanitare, Prishtinë, nëntor 2005

FDH-Zhv-014 FONDI: Zhvarrosjet në Serbi dhe në Kosovë

PERIUDHA: 1999 – 2005

BURIMI PRIMAR: Instituti mjekoligjor i Fakultetit të Mjekësisë në Beograd (Serbi), Gjykata e Qarkut në Beograd dhe Gjykata Komunale në Kurshumli (Serbi), UNMIK-u, ZPZHF, KNPZH, Instituti Kombëtar për Toksikologji, Madrid (Spanjë), Enti për Mjekësi Ligjore në Nish (Serbi), Qendra Koordinuese e Serbisë dhe e Malit të Zi dhe e Republikës së Serbisë për Kosovë e Metohi (Serbi).

VËLLIMI DHE MEDIUMI: 2 kuti arkivore

PËRMBAJTJA: Fondi përmban dokumentacion të ndryshëm, i cili ka të bëjë me zhvarrosjet në Batajnicë dhe Petrovo Selo të Klladushës (Serbi), dhe në disa lokacione në Kosovë, siç janë raportimet arkeologjike, raportet mbi pranim-dorëzimin e trupave, raportet mjekoligjore, certifikata të vdekjes, kurse krahas kësaj aty ndodhet edhe dokumentacioni tjetër sekondar i organizatave të ndryshme ndërkombëtare.

SISTEMI  I RENDITJES: Sipas parimit gjeografik dhe sipas alfabetit, kronologjik, sipas datës.

Pritet rritja e fondit

GJUHA: Serbe, angleze

LISTA E PËRMBAJTJES:

Kutia nr. 1

BATAJNICA

2001-2006
Procesverbalet e institutit mjekoligjor të Fakultetit të Mjekësisë, Republika e Serbisë.
Raportet e Institutit Kombëtar për Toksikologji të Madridit, Spanjë.
Procesverbalet dhe raportet e Institutit Mjekoligjor të Fakultetit të Mjekësisë në Beograd, të Gjykatës së Qarkut në Beograd dhe të Gjykatës Komunale në Kurshumli, Republika e Serbisë – raportet mbi pranim-dorëzimin e trupave.
Raportet mjekoligjore – raportet mbi inspektimet mjekoligjore, UNMIK, ZPZHF (reports on Forensic inspections UNMIK, OMPF).
Certifikatat e vdekjes – Instituti mjekoligjor i Fakultetit të Mjekësisë në Beograd, Republika e Serbisë

Raportet e Komisionit Ndërkombëtar për personat e zhdukur – raportet arkeologjike nga zhvarrimet në Batajnicë (20.06-26.11.2002.)

PETROVO SELO

2003-2005
Procesverbalet e Entit Mjekoligjor në Nish, Republika e Serbisë.
Procesverbali i Qendrës Koordinuese të Serbisë dhe Malit të Zi dhe Republikës së Serbisë për Kosovën e Metohinë, Republika e Serbisë.
Procesverbali mbi pranim-dorëzimin e mbetjeve mortore të identifikuara i Qendrës Koordinuese për Kosovë e Metohi i Gjykatës së Qarkut, Republika e Serbisë.

Kutia nr. 2

Zhvarrosjet në Kosovë – regjistrat e personave të rrëmbyer dhe të zhdukur, raporte, fotografi.

Pjesë nga procesverbalet e obduksionit të personave të zhdukur, të kombësisë serbe dhe rome, në Kosovë e Metohi

FDH-GJ-021 FONDI: Transkripte nga gjykimi për vrasjen e Kryeministrit të Qeverisë së Republikës së Serbisë Dr. Zoran Gjingjiqit

PERIUDHA: 2003-2006.

BURIMI PRIMAR: Gjykata e Qarkut në Beograd – Sektori i veçantë kundër krimit të organizuar P. P. 5/03.

VËLLIMI DHE MEDIUMI: 7 kuti arkivore.

PËRMBAJTJA: Fondi përmban aktakuzën e ngritur në vitin 2003; deklaratat e të akuzuarve, të mbrojtjes së të akuzuarve, deklaratat e dëshmitarëve, deklaratat e dëshmitarëve bashkëpunëtor, gjetjet e Policisë Federale Kriminalistike të Gjermanisë, raportet e ekspertëve, artikuj gazetaresk, komunikata të ndryshme.

https://www.hlc-rdc.org/wp-includes/js/tinymce/plugins/wordpress/img/trans.gif

SISTEMI I RENDITJES: Kronologjik, sipas datës.

Nuk pritet rritja e fondit.

GJUHA: Serbe.

LISTA E PËRMBAJTJES:

Kutia nr. 1
•    Gjykimi për vrasje të kryeministrit, Dr. Zoran Gjingjiqit, i mbajtur në Gjykatën e Qarkut në Beograd;
Aktakuza –  21.08.2003; Hapja e seancës /përsëritja e lëndës – 22.12.2003;
Leximi i aktakuzës – 23.12.2003; Mbrojtja e të akuzuarit Zvezdan Jovanoviq- 24.12. 2003;
Leximi i deklaratave të të akuzuarit Zvezdan Jovanoviq – 25.12.2003; Transkripti i audio procesverbalit – 9.02.2004; Seanca gjyqësore kryesore e shtyrë – 10-02.2004; Vendimi mbi ndarjen e procedurës – 17.02.2004; Seanca gjyqësore kryesore e shtyrë – 11.02.2004; Raporti i ekspertëve, prof.dr. Gordana Mishiq Pavkov-18.02.2004; Mbrojtja e të akuzuarit Sasha Pejakoviq-19.02.2004; mbrojtja e të akuzuarve Branisllav Bezareviqit dhe r Zheljko Tojaga-20.02.2004; Mbrojtja e të akuzuarit  Dushan Krsmanoviqit dhe leximi i deklaratave – 08.03.2004; Leximi i deklaratës së të akuzuarit Dushan Krsmanoviqit të dhënë hetuesisë – 09.03.2004. Gjithsejtë:  14 lëndë.

Kutia nr. 2
•    Gjykata e Qarkut në Beograd – transkripte nga gjykimi për vrasje të kryeministrit, Dr. Zoran Gjingjiqit:
Leximi i deklaratës së të akuzuarit Dushan Krsmanoviqit,të dhënë në hetuesi -13.04.2004; Dëshmitari bashkëpunëtor, Zoran Vukojeviq -14.04.2004; Dëshmitari bashkëpunëtor Milladin Suvajxhiq -15.04.2004; Dëshmitari bashkëpunëtor
Miladin Suvajxhiq 16.04.2004.; Dëshmitari bashkëpunëtor  Ljubisha Buha – 19.04.2004; Dëshmitari bashkëpunëtor, MillanVerujoviq-20.04.2004; Dëshmitari bashkëpunëtor, Aleksandar Bjeli-21.04.2004; Dëshmitari bashkëpunëtor, Drazhen Nastiq-21.04.2004; Dëshmitari Srgjan Babiq – 22.04.2004; Dëshmitari Jovan Gjuriq –
22.04.2004; Dëshmitari Srgjan Drobnjak-22-04.2004; Dëshmitari  Dragan Laliq – 23.04.2004; Dëshmitari Boban Puriq – 23.04.2004; Dëshmitari Ljubisha Janosheviq-23.04.2004; Paraqitja e parë e Millorad Ulemekut – 10.05.2004; Seanca gjyqësore kryesore e shtyrë – 10.06.2004;Mbrojtja e të akuzuarit Millorad Ulemekut – 14.06.2004; Mbrojtja e të akuzuarit Millorad Ulemekut– 15.06.2004; Mbrojtja e të akuzuarit Millorad Ulemekut – 16.06.2004; Mbrojtja e të akuzuarit Millorad Ulemekut  – 17.06.2004;  Gjithsejtë : 21 lëndë

Kutia nr. 3
•    Gjykata e Qarkut në Beograd – transkripte nga gjykimi për vrasje të kryeministrit, Dr. Zoran Gjingjiqit:
Mbrojtja e të akuzuarit Millorad Ulemekut – 12.07.2004; Mbrojtja e të akuzuarit Millorad Ulemekut – 13.07.2004; Mbrojtja e të akuzuarit Millorad Ulemekut  14.07.2004; Mbrojtja e të akuzuarit Millorad Ulemekut 6.09.2004; Dëshmitari Nenad Koprivica – 8.09.2004; Dëshmitarja Biljana Rodiq – 9.09.2004; Dëshmitarja Jelena Ruzhiçiq – 9.09.2004; Dëshmitarja Melanija Nikoliq-9.09.2004; Dëshmitari Branko Bugarski – 9.09.2004; Dëshmitari Damir Ristiq – 9.09.2004; Dëshmitari Goran Neshkoviq – 10.09.2004; Dëshmitari Nenad Share – 13.09.2004; Dëshmitari Lazo Nikiq 13.09.2004; Dëshmitari Vukashin Vukashinoviq – 13.09.2004; Dëshmitari Goran Iliq – 14.09.2004; Dëshmitari Rade Stevanoviq – 14.09.2004; Dëshmitari -Dragan Zlatanoviq – 14.09.2004; Dëshmitari Ljubinko Jaqoviq – 15.09.2004; Dëshmitari Drago Qerketa-15.09.2004; Dëshmitari Rade Pecikoza – 15.09.2004;  Gjithsejtë: 21 lëndë

Kutia nr. 4
•    Gjykata e Qarkut në Beograd-transkripte nga gjykimi: Dëshmitari Zoran Petroviq – 1.11.2004; Dëshmitari Zoran Trajkoviq – 1.11.2004; Dëshmitari Dragoljub Miçiçeloviq-2.11.2004; Dëshmitari Slavisha Stanojeviq – 3.11.2004; Dëshmitari Millan Nikoliq – 3.11.2004; Dëshmitari Gjorgje Ivaniq- 4.11.2004; Dëshmitari  Zheljko Ignjatoviq-4.11.2004; Dëshmitari Slobodan Ergarac- 5.11.2004; Dëshmitari Predrag Jovankiq-5.11.2004; Dëshmitari  Nebojsha Millovanoviq -5.11.2004; Dëshmitari  Predrag Niniq-8.11.2004; Dëshmitari Nikola Shepa -8.11.2004; Dëshmitari Stevo Vuksha-8.11.2004; Seanca gjyqësore kryesore e shtyrë – 9.11.2004; Dëshmitari  Veselin Leçiq-10.11.2004; Dëshmitari Veselin Leçiq-11.11.2004; Transkripti i audio procesverbalit – 12.11.2004; Dëshmitari  Igor Milivojeviç -20.12.2004; Dëshmitarja Vera Brankoviq-21.12.2004; Dëshmitarja Gordana Zhivkoviq -21.12.2004; Dëshmitari Dalibor Marjanoviq-21.12.2004; Dëshmitari Millan Bojiq-22.12.2004; Dëshmitari Ivan Popoviq-22.12.2004; Dëshmitarja Dejan Glishiq-23.12.2004; Dëshmitari Vllajko Vujadinoviq-23.12.2004; Dëshmitarja  Nevenka Simiq-24.12.2004; Dëshmitarja Rodoljub Miloviq-27.12.2004; Dëshmitari Zoran Mijatoviq -28.12.2004. Gjithsejtë:  28 lëndë

Kutia nr. 5
•    Gjykata e Qarkut në Beograd-transkripte nga gjykimi për vrasjen e kryeministrit, Dr. Zoran Gjingjiqit:
Dëshmitari Sinisha Glishiq -13.01.2005; Dëshmitari Mirosllav Gavriq -13.01.2005; Mbrojtja e të akuzuarit Dejan Milenkoviqit-14.01.2005; Mbrojtja e të akuzuarit Dejan Milenkoviqit  – 9.03.2005; Dëshmitari Millorad Bracanoviq-10.03.2005; Seanca gjyqësore kryesore e shtyrë-11.03.2005; Dëshmitari Zoran Janjusheviq-14.03.2005; Dëshmitari  Dejan Mihajlov-15.03.2005; Dëshmitari Dushan Mihajloviq-15.03.2005; Dëshmitari Dushan Mihajloviq-4.04.2005; Dëshmitarja Biljana Stankoviq-5.04.2005; Dëshmitarja Maja Vasiq-5.04.2005; Dëshmitari Milladin Veruoviq – 5.04.2005; Dëshmitari bashkëpunues – 6.04.2005; Dëshmitari bashkëpunues Milladin Suvajxhiq-6.04.2005.; Dëshmitari Çedomir Jovanoviq-11.04.2005; Dëshmitari Çedomir Jovanoviq -12.04.2005; Dëshmitari Vlladimir Popoviq-13.04.2005; Seanca gjyqësore kryesore -14.04.2005. Gjithsejtë: 19 lëndë

Kutia nr. 6
•    Gjykata e Qarkut në Beograd-transkripte nga gjykimi për vrasjen e kryeministrit, Dr. Zoran Gjingjiqit:
Dëshmitari Vlladimir Popoviq-16.05.2005; Dëshmitari Vlladimir Popoviq -17.05.2005; Dëshmitari Radosllav Mijailoviq-18.05.2005; Dëshmitari Goran Petroviq-18.05.2005; Dëshmitari Goran Petroviq-18.05.2005; Dëshmitari Kujo Krijeshtorac-19.05.2005; Ekspertët prof.dr. Dushan Dunjiq dhe inxh. Millan Kunjadiq-20.05.2005; Ekspertët prof.dr. Dushan Dunjiq dhe inxh. Millan Kunjadiq -13.06.2005; Ekspertët prof.dr. Dushan Dunjiq dhe inxh.Millan Kunjadiq  -14.06.2005; Ekspertët prof.dr. Dushan Dunjiq dhe inxh. Millan Kunjadiq -15.06.2005; Gjetjet e Policisë Federale Kriminalistike të Gjermanisë – 16.06.2005; Gjetjet e Policisë Federale Kriminalistike të Gjermanisë – 17.06.2005; Ekspertët inxh. Millutin Vishnjiq dhe inxh. Stoja Kostiq-11.07.2005; Eksperti Zoran Gjorgjeviq-12.07.2005; Ekspertja Marija Gjuriq dhe Natasha Milivojeviq-13.07.2005; provat me shkrim -19.09.2005. Gjithsejtë 16 lëndë

Kutia nr. 7
•    Gjykata e Qarkut në Beograd-transkripte nga gjykimi për vrasjen e kryeministrit, Dr. Zoran Gjingjiqit:
Provat me shkrim -9.11.2005; provat me shkrim 10.11.2005; provat me shkrim -21.11.2005; Eksperti Sllobodan Neshkoviq dhe provat me shkrim -22.11.2005.
Ekspertët e MPB-së së Serbisë -12.12.2005; Ekspertët e MPB-së së Serbisë -13.12.2005; Ekspertët e MPB-së së Serbisë-  21.12.2005; Ekspertët e MPB-së së Serbisë -22.12.2005; seanca gjyqësore kryesore e shtyrë -16.01.2006; provat me shkrim -17.01.2006; Raport i MPB-së mbi ekspertizën -17.07.2003; Dokumentacioni gjyqësor  -23.01.2006; Raportet në gjuhën angleze -23.05.2005; Vendim pa datë; Artikull i gazetës pa datë -3.12.2005; Artikull i gazetës -9.12.2005; Artikull i gazetës -8.12.2005; Korrespondencë-21.12.2005; Komunikatë – 9.11.2005; Komunikatë – 15.11.2005; Shikim i lëndës PP 5/3 i 3/04 pa datë;
Gjithsejtë: 22 lëndë

FDH-SN-015 FONDI: Dokumentacioni mbi pozitën e pakicave dhe shkeljen e të drejtave të njeriut në territorin e Sanxhakut

PERIUDHA: 1991-2007.

BURIMET PRIMARE: Fondi për të Drejtën Humanitare, Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe të Lirive të Njeriut, Novi Pazar, Partia e Aksionit Demokratik e Sanxhakut, Kuvendi Komunal i Pribojit, Kryqi i Kuq, Priboj, Qendra për Punë Sociale, Priboj, Këshilli Kombëtar Mysliman, Sanxhak, Organizata Liberale Boshnjake, Shoqata e Studentëve të Sanxhakut, Kuvendi Komunal i Sjenicës.

VËLLIMI DHE MEDIUMI:  1 kuti arkivore

PËRMBAJTJA: Fondi përmban dokumentacion mbi pozitën e pakicave dhe shkeljen e të drejtave të njeriut në territorin e Sanxhakut: deklaratat e banorëve mbi dëbimin, vrasjen, rrëmbimet; regjistrat e personave të shpërngulur, regjistrat e shtëpive të plaçkitura; komunikatat për shtyp, të dhënat themelore mbi gjykimet në Sanxhak (gjykimet e myslimanëve për vepra politike); kërkesat për sigurimin e ndihmës humanitare; kërkesat për kthimin dhe kompensimin e dëmit; regjistrin e personave të kombësisë boshnjake, të cilët e kanë vuajtur torturën; raportet nga mbledhja e KK të Sjenicës mbi shkeljen e të drejtave të njeriut dhe represionin policor nga viti 1992 e deri në vitin 2002.

SISTEMI I RENDITJES:  Renditja sipas parimit tematik.

Nuk pritet rritja e fondit

GJUHA:  Serbe

FDH-SH-025 FONDI: Materiale gjyqësore nga gjykimet e qytetarëve të Kroacisë për krime të luftës

PERIUDHA: 1999 – 2008.

BURIMI PRIMAR: Gjykata e Qarkut në Varazhdin, Gjykata e Qarkut në Bjelovar, Gjykata e Qarkut në Zagreb, Gjykata e Qarkut në Vukovar (Kroaci).

VËLLIMI DHE MEDIUMI:  9 kuti arkivore

PËRMBAJTJA:  Fondi përmban dokumentacion nga gjykimet e pjesëtarëve të kombësisë kroate për krime të luftës në territorin e ish  Jugosllavisë, të cilat i kanë përcjellë hulumtuesit dhe avokatët e FDH-së. Gjykimet janë zhvilluar në territorin e Kroacisë. Fondi përfshin periudhën prej vitit 1999 e deri më sot. Në kuadër të fondit gjenden materiale gjyqësore (aktakuza, aktgjykime, procesverbale të seancave kryesore, procesverbale nga dëgjimi i dëshmitarëve, procesverbale nga hetimi i të akuzuarve, raporte nga gjykimet, letra), artikuj gazetaresk dhe dokumentacion përcjellës.

https://www.hlc-rdc.org/wp-includes/js/tinymce/plugins/wordpress/img/trans.gif

SISTEMI I RENDITJES: sipas kutive të renditura sipas parimit gjeografik në raport me lokacionin e Gjykatës (sipas rendit alfabetik), kurse në kuadër të lëndëve – sipas parimit kronologjik (sipas datës)

Pritet rritja e fondit.

GJUHA:  Kroate

LISTA E PËRMBAJTJES:

Kutia nr. 1
•    Gjykim i pjesëtarëve të kombësisë kroate për krime të luftës të kryera në territorin e ish Jugosllavisë, që për momentin mbahen para gjykatave të Qarkut në Zagreb dhe në Vukovar. Kutinë nr. 1 e përbëjnë: rasti «Cerna», të akuzuarit Tomislav Madi, Mario Juriq, Zoran Poshtiq, Davor Laziq dhe Mija Starçeviq; rasti «Selotejp» dhe «Garazhi», i akuzuari Branimir Glavash.

Kutia nr. 2
•    Gjykimi i pjesëtarëve të kombësisë kroate për krime të luftës të kryera në territorin e ish Jugosllavisë, që për momentin mbahet para Gjykatës së Qarkut në Zagreb. Rasti «Xhepi i Medakut», të akuzuarit, Rrahim Ademi dhe Mirko Norac.

Kutia nr. 3
•    Gjykimi i pjesëtarëve të kombësisë kroate për krime të luftës të kryera në territorin e ish Jugosllavisë para Gjykatës së Qarkut në Zagreb, gjykatës së Qarkut në Bjelovar dhe Gjykatës së Qarkut në Varazhdin. Kutinë nr. 3 e përbëjnë: rasti «Grupi i Bjelovarit», i akuzuari Luka Markeshiq, dhe rasti tjetër, Dinko Shakiq.