Humbjet njerëzore gjatë bombardimeve të RSJ nga NATO-ja

Të dhënat e Fondit për të Drejtën Humanitare (FDH) dhe FDH Kosovë tregojnë se në periudhën prej datës 24.03. deri në datën 10.06.1999, gjatë konfliktit të armatosur ndërkombëtar në Kosovë, janë vrarë, kanë humbur jetën ose dhunshëm janë zhdukur  9.401 persona, prej të cilëve 758 kanë humbur jetën nga veprimet e NATO-s. Të dhënat e FDH bazohen në analizën e mbi 6.000 dokumenteve – deklarata të dëshmitarëve dhe të anëtarëve të mbijetuar të familjeve të viktimave, dokumentacionit gjyqësor, raporteve shtetërore, raporteve të organizatave vendore dhe ndërkombëtare për të drejtat e njeriut, raporteve mjeko-ligjore, teksteve gazetareske, librave, monografive dhe burimeve të tjera të të dhënave në periudhën e bombardimeve të NATO-s.

Humbjet njerëzore të Serbisë e të Malit të Zi gjatë bombardimeve të NATO-s

Në periudhën prej datës 24 mars deri në datën 9 qershor të vitit 1999, në eksplodimin e granatave, nga predhat dhe bombat e hedhura nga NATO-ja, janë zhdukur 758 njerëz: 488 në Kosovë (249 shqiptarë, 202 serbë dhe 37 romë dhe të tjerë), 260 në Serbi dhe 10 në Mal të Zi. Në mesin e viktimave janë 453 civilë, prej të cilëve 220 shqiptarë, 205 serbë, 28 romë dhe të tjerë, si dhe 305 pjesëtarë të formacioneve të armatosure, prej të cilëve 276 pjesëtarë të UJ/MPB të Serbisë dhe 29 pjesëtarë të UÇK-së. Të dhënat bazohen në 1.468 dokumente dhe 539 deklarata të dëshmitarëve dhe të anëtarëve të familjes.

Këtu ju mund të shikoni listën e humbjeve njerëzore gjatë bombardimeve të NATO-s (Serbia, Kosova dhe Mali i Zi)

Ju lutemi të na kontaktoni nëse keni më shumë informata për viktimat të cilët gjenden ose nuk gjenden fare në këto lista.

Emri Jot (e domosdoshme)

Adresa Jote (e domosdoshme)

Subjekti

Mesazhi Juaj

captcha