Qeveria e Kosovës duhet të rivendos qarkullimin hekurudhor në relacionin Fushë Kosovë- Leshak- Fushë Kosovë

Fondi për të drejtën humanitare dhe FDH në Kosovë kërkon nga Qeveria e Kosovës që të rivendos qarkullimin hekurudhor në relacionin Fushë Kosovë- Leshak- Fushë Kosovë, dhe t’u mundësojë qytetarëve të Kosovës, në veçanti serbëve, të udhëtojnë lirisht, të sigurt dhe me çmime më të lira, me qëllim që t’i kryejnë punët si para incidentit kur Republika e Serbisë u përpoq të marrë udhëheqjen e hekurudhave të Kosovës në këtë relacion.


Proceset gjyqësore në Kosovë për krime të luftës dhe vepra penale të motivuara etnikisht – Raporti, viti 2007

Zyra e Fondit për të drejtën humanitare në Kosovë (FDH) është duke u marrë me dokumentimin e fakteve të cilat do t’i ndihmojnë shoqërisë kosovare që të përballet me të kaluarën e afërt dhe në të njejtën kohë të avancojë mbrojtjen e të drejtave të pakicave, gjendja e pakënaqshme e të cilave në masë të madhe është trashëgim i të kaluarës së afërt. FDH në Kosovë synon t’i kundërvihet mohimit dhe manipulimit politik të humbjes së jetrave në njerëz dhe të sigurojë integritetin dhe transparencën e gjykimeve të krimeve të luftës të cilat merren me këto humbje. FDH, po ashtu, synon të avancojë dhe monitorojë të drejtat e pakicave, të cilat janë fundamentale për zhvillimin demokratik të Kosovës, për gjasat për kthimin e pakicave dhe përfundimisht për marrëdhëniet paqësore ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.