Nacional: Udruga Vukovar traži pravdu
Në dispozicion në srpski.
Në dispozicion në srpski.
Në dispozicion në srpski.
Në dispozicion në srpski.
Në dispozicion në srpski.
Në dispozicion në srpski.
Koha ditore, 21.05.2008.
Nëse Prishtina zyrtare do të hetonte fatin e mbi 400 të zhdukurve joshqiptarë, do të dëshmonte se përkujdeset për të gjithë qytetarët e saj, pa marrë parasysh etninë e tyre.
Në periudhën prej janarit deri në fund të prillit të vitit 2008, Fondi për të Drejtën Humanitare – Kosovë (FDH – Kosovë), realizoi një hulumtim i cili sa u përket temave që shqyrton mund të ndahet në dy periudha: periudha e parë, prej janarit deri në shpalljen e pavarësisë së Kosovës, më 17 shkurt 2008, dhe periudha e dytë, prej shpalljes së pavarësisë deri në fund të prillit të këtij viti. Hulumtimi i FDH-Kosovë gjatë periudhës së parë kishte për qëllim të vlerësojë: nëse të gjithë qytetarët e Kosovës gëzojnë në të njëjtën masë lirinë e lëvizjes; nëse kanë qasje në organet komunale dhe institucionet tjera kosovare; a zbatohen dispozitat e ligjit mbi përdorimin e gjuhëve dhe ligjit kundër diskriminimit; cilat janë institucionet shëndetësore të cilave u drejtohen qytetarët e Kosovës; a janë të kënaqur me shërbimet që i ofrojnë ndërmarrjet publike; dhe a respektohet e drejta e qytetarëve të Kosovës për t’u informuar në gjuhën amtare. Në periudhën pas 17 shkurtit 2008, FDH – Kosovë ka hulumtuar kryesisht pikëpamjet e serbëve në lidhje me lirinë e lëvizjes, nëse dhe në çfarë mase përfaqësuesit e pakicave kombëtare i kanë lëshuar vendet e tyre të punës, çka kanë ndërmarrë institucionet e Kosovës në lidhje me këtë dukuri dhe sa është numri i pjesëtarëve të pakicave kombëtare që janë kthyer në vendet e tyre të punës.