Komiteti për zhdukjet e dhunshme: Serbia ti procedoj përgjegjësit për zhdukjet e dhunshme dhe ti mbroj të drejtat e viktimave

Në takimin e Komitetit të OKB-së për Zhdukjet e dhunshme të mbajtur me 4-5 Shkurt 2015 ku u shqyrtua raporti Inicial i Serbisë për zbatimin e Konventës Ndërkombëtare për Mbrojtjen e të gjithë personave nga zhdukja e dhunshme (Konventa), pastaj u publikuan rezultatet përfundimtare në lidhje me zbatimin e Konventës dhe rekomandimet për veprime të mëtejme në mënyrë të aplikimit të saj.