Prezantimi i Regjistrimit të të vrarëve, rënëve dhe të zhdukurve në Rahovec/Orahovac
Të shtunën në Rahovec, Fondi për të Drejtën Humanitare bëri prezan-timin e regjistrimit të të vrarëve dhe të zhdukurve nga komuna e Rahovecit Ishin të pranishëm me këtë rast familjarët e të vrarëve, kryetari i komunës së Rahovecit, Qazim Qeska, si dhe drejtoresha ekzekutive e FDH, znj. Natasha Kandiq.
“Ata e kanë shënuar historinë e Kosovës”, është shprehur Qesku për dëshmorët dhe martirët e shumtë të kësaj ane, duke shtuar se në Kosovën e lirë “dhimbja e juaj po shndërrohet në krenari. Emrat e tyre duhet të shkruhcn dhe të ruhen përjetësisht në historinë tonë”.