FDH Kosovё ka bёrё prezantimin e tё dhёnave tё tё vrarёve, rёnёve dhe tё zhdukurve nё Malishёvё/Mališevu

Fondi pёr tё drejtёn humanitare nё Kosovё (FDH Kosovё) me datёn 16 shkurt 2010 nё Malishevё/Mališevu ka bёrё prezantimin e tё dhёnave tё tё vrarёve, rёnёve dhё tё zhdukurve nё regjionin e kësaj komune gjatё periudhës sё luftёs nё vitet 1998-1999. Prezantimi i tё dhёnave ёshtё bёrё nё sallёn e kuvendit komunal tё Malishevёs/Mališevo ndërsa tё pranishëm ishin mё tёpёr se 90 anёtarё tё familjarёve tё tё vrarёve, rёnёve dhe tё zhdukurve.


Prezantimi i regjistrimit tё tё vrarёve, rёnёve dhe tё zhdukurve nё komunat e Gjilanit/Gnjilane, Vitisё/Vitine, Kamenicёs/Kamenica dhe Novobёrd/Novobrdo

Fondi pёr tё drejtёn humanitare Kosovё (FDH Kosovё) me datёn 9 shkurt 2010, nё sallёn e Kuvendit Kosmunal nё Gjilan/Gnjilane, ka bёrё prezantimin e rezultateve tё deritanishme tё Regjistrimit tё tё vrarёve, rёnёve dhe tё zhdukurve shqiptarё nё komunat e Gjilanit/Gnjilane, Vitisё/Vitine, Kamenicёs/Kamenice dhe Novobёrdёs/Novobrde nё periudhën kohore prej 1 janar 1998 e deri mё 14 qershor 2000. Nё prezantim tё pranishëm ishin mё tёpёr se 70 pjesёtarё tё familjarёve tё tё vrarёve , rёnёve dhe zhdukurve, pёrfaqёsues tё mediave nga Serbia dhe Kosoova dhe pёrfaqёsues tё KFOR-it.


Srbija i Srebrenica

Në dispozicion në Englishsrpski.

Prezantimi i regjistrimit tё tё vrarёve, zhdukurve dhe tё rёnёve e mbajtur nё Gračanici/Graçanicë

Fondi për të Drejtën Humanitare (FDH) dhe Fondi për të Drejtën Humanitare Kosovë (FDH Kosovë) me datën 29. Janar 2010, në Shtëpinë e Kulturës në Graçanicë, kanë mbajtur prezantimin publik të rezultateve te Regjistrimit të deritanishëm të të vrarëve, të rënëve dhe të zhdukurve Serb, Malazezë, Romë, Boshnjakë dhe joshqiptarëve të tjerë në Kosovë, në periudhën Janar 1998 deri në Dhjetor 2000 në Kosovë. Në prezantim kanë marrë pjesë rreth 100 anëtarë të familjeve të viktimave, përfaqësuesit e shoqatave të viktimave, përfaqësues te Komisionit Ndërkombëtar për persona të Zhdukur (ICMP), zyra e komisarit të lartë për të drejta të njeriut (UNHCHR), dhe mediat.

Në fjalën hyrëse, Prof. Dr. Rada Trajkoviq i pa përshëndetur të pranishmit dhe i është falënderuar FDH-së në punën e deritanishme në luftën për drejtësi për të gjitha viktimat në hapësirat e ish Jugosllavisë. Ajo ka theksuar: “Të gjithë ne dëshirojmë që kapitulli i luftës së historisë tonë të përbashkët dhe historitë e juaja të dhimbshme personale të përmbyllen dhe se kurrë më mos të përsëritën. Por të gjithë ne, gjithashtu, e dimë se te kjo nuk mund të arrihet derisa kryerësit e krimeve nuk do jenë të identifikuar dhe të dënuar dhe natyrisht derisa mos të dihet e vërteta për të gjithë të afërmit e juaj që janë kidnapuar dhe zhdukur. Ne duhet të jemi në gjendje që të shohim rreth nesh dhe në fqinji tanë, në të njohurin, apo në kolegun i cili gjatë konfliktit të luftës ishte në anën e kundërt me të vërtetë të shohim fqinjin, të njohurin apo kolegun dhe jo fajtorin potencial për ndonjë krim të motivuar etnikisht. Vetëm kur të jemi në gjendje ta bëjmë këtë, shoqëria jonë do jetë e shëndoshë ndërsa drejtësia përfundimisht e arritur”.

grac1

Drejtoresha Ekzekutive e FDH-së, Natasha Kandiq,tha se Regjistrimi në të cilin FDH punon duhet të jetë dëshmi dhe vërejtje që ajo që ka ndodhur kurrë më mos të përsëritet. Gjithashtu, ajo tha se për të ardhmen është shumë me rëndësi që për rezultatet e Regjistrimit të dihet në të gjitha komunitetet në Kosovë dhe në Serbi.

Velibor Axhanqiq nga zyra e shoqatës s familjeve të kidnapuarve dhe të zhdukurve nga Kosova dhe Metohija në Graçanicë, i falënderoi familjet që kanë ardhur në prezantim. Ai tha se në titullin Regjistrimi duhet të figurojë edhe fjala “të kidnapuarit” sepse për shumë persona dihet se kush është kidnapuesi i tyre. Gjithashtu, tha se shoqata të cilën e përfaqëson ka filluar të bashkëpunojë me shoqatat e shqiptarëve në mënyrë që së bashku të bëjnë presion në Qeverinë e Serbisë dhe të Kosovës.

grac2

Pas fjalëve hyrëse, koordinatorja e regjistrimit, Sandra Orlloviq, i ka paraqitur të pranishmëve rezultatet e Regjistrimit të deritanishëm të Serbëve, Romëve, Malazezëve, Boshnjakëve të rënë, vrarë dhe të zhdukur në Kosovë në periudhën 1998 – 2000.

Pas prezantimit, anëtarët e familjeve të viktimave kanë verifikuar të dhënat për të afërmit e tyre në bazën e të dhënave të FDH-së dhe i kanë dorëzuar FHDH-së disa dhjetëra fotografi dhe dokumente.

Në link-un në vazhdim mund ta shkarkoni komplet prezantimin e të rënëve të vrarëve dhe të zhdukurve në Graçanicë.

Prezantimi i regjistrimit tё tё vrarёve, zhdukurve dhe tё rёnёve e mbajtur nё Mitrovicё/Mitrovica

Mё tepër se 80 anёtarё tё familjarёve tё tё vrarёve, rёnёve dhe tё personave tё zhdukur kanё qenё prezent nё prezantimin e rezultateve tё deritashme tё Regjistrimit tё tё vrarёve, zhdukurve dhe tё rёnёve nё komunën e Mitrovicёs/Mitrovice, tё cilёn me datёn 19 janar 2010 e ka organizuar Fondi pёr tё drejtёn humanitare nё Kosovё (FDH Kosovё). Prezantimi ёshtё mbajtur nё Shtёpinё e Kulturёs “Rexhep Mitrovica”.


Konfirmohet dënimi i Gani Hazerajt për pjesëmarrje në trazirat e marsit të vitit 2004

Gjykata Supreme e Kosovës, në panelin e kombinuar gjyqësor të cilin e kryesonte gjykatësi ndërkombëtar Emilio Gatti, më 19.01.2010, e ka konfirmuar aktgjykimin e Gjykatës së Qarkut në Prizren, me të cilin i akuzuari Gani Hajzeraj u dënua me kusht me burg në kohëzgjatje prej 6 muajsh për shkak të pjesëmarrjes në trazirat  e marsit në vitin 2004 në Prizren. Dënimi i të akuzuarit nuk do të përmbushet nëse ai në afatin prej 12 muajsh nga plotfuqishmëria e aktgjykimit nuk e kryen ndonjë vepër tjetër penale.