Transfer haške arhive
Në dispozicion në srpski.
Në dispozicion në srpski.
Themeli i FDH-së është një bazë e të dhënave për krime lufte dhe shkeljeve të drejtave të njeriut në të kaluarën (Baza e të dhënave) e cila mundëson që të dhënat dhe dokumentacioni për krimet e luftës, shkeljeve të tjera të rënda të drejtave të njeriut të organizohet profesionalisht, mundëson kërkim të lehtë dhe ruajtjen e dokumentacionit përgjithmonë.
Përmbajtje
Në bazë të dhënave që nga krijimi i FDH në fund të vitit 2004 deri me 01.01.2012 janë futur mbi 40.000 dokumente. Mbi 16.000 dokumente janë krijuar me dokumentimin e krimeve të luftës dhe shkelje të tjera të drejtave të njeriut në territorin e ish Jugosllavisë gjatë viteve të nëntëdhjeta të cilat FDH i kreu që nga themelimi i saj. Në mesin e tyre janë më të vlefshme deklaratat e dëshmitarëve – dëshmitarëve okular të krimeve të luftës dhe shkeljeve të drejtave të njeriut, dhe/ ose anëtarëve të familjeve të viktimave të vrarëve dhe të zhdukurve të pjesëtarëve të forcave të armatosura. Deri më sot, FDH i ka mbledhur më shumë se 11.400 deklarata të dëshmitarëve. Numri më i madh i deklaratave është në lidhje me krimet e luftës dhe shkeljet e të drejtave të njeriut në Kosovë (9.930), pastaj krimet e luftës dhe shkeljet e të drejtave të njeriut në Bosnjë – më shumë se 451 deklaratë për krimet e luftës dhe shkeljet e të drejtave të njeriut në Kroaci- më shumë se 470, në Serbi shkelje e të drejtave të njeriut – më shumë se 500. Në bazën e të dhënave të FDH janë ruajtur mbi 70 deklarata në lidhje me shkeljen e të drejtave të njeriut në Slloveni, Mal të Zi, Maqedoni dhe Shqipëri.
Në bazën e të dhënave do të ruhen fotografitë të viktimave, varreve masive, vendi i ekzekutimit, përmendoret, monumentet e varreve. Në bazë të dhënave futen dhe analizohen lendet faktike të sjella në gjykimet përpara TPNJ. Deri tani në bazën e të dhënave janë arkivuar mbi 6.133 dokumente të tilla. Përveç kësaj, FDH në regjistrin e saj arkivon dhe dokumentet gjyqësore nga gjykimet për krime të luftës në rajon, si dhe dokumentacionin nga të gjitha procedurat e mëparshme në të cilat avokatët e FDH i kanë përfaqësuar viktimat. Gjithashtu, baza e të dhënave përmban raportet e organizatave ndërkombëtare dhe vendore, qeveritare dhe joqeveritare, institucioneve të huaja dhe vendore, arkivin e medieve dhe shumë dokumente të tjera.
Të dhënat për viktimat, luftëtarët dhe kryesit e krimit
Me analizën e dokumenteve në bazën e të dhënave të FDH janë dizajnuar dosjet e 25.659 viktimave të krimeve të luftës dhe shkeljeve tjera të rënda të drejtave të njeriut dhe të pjesëtarëve të forcave ushtarake dhe policore si dhe njësive vullnetare nga territori i të gjithë Jugosllavisë të cilët humbën jetën në luftim. Dosjet përmbajnë informacionet personale dhe familjare, të dhënat e datës dhe vendit të vrasjes dhe zhdukjes, varrimit dhe kryesve te krimit Çdo dosje individuale është lidhur me të gjitha dokumentet – burimet që përmbajnë informacion në lidhje me atë person.
Të shumta janë dosjet e të vrarëve, të zhdukurve në Kosovë në periudhën 1998-2000 (mbi 13.000), qytetarë të Serbisë dhe Malit të Zi të vrarë, (rreth 2000) të zhdukur dhe të vrarë në luftërat në Slloveni, Kroaci dhe Bosnje-Hercegovinë. Baza e të dhënave përmban dosjet e disa mijëra qytetarëve të vrarë të BeH-së dhe Kroacisë, të zhdukur dhe të vrarë në luftë gjatë viteve 1991-1995 si dhe mbi 8.000 dosje të viktimave të shkeljeve të tjera të së drejtës humanitare ndërkombëtare: transferim i dhunshëm, deportimi, burgosje të paligjshme, tortura, etj. Gjithashtu, në Bazën e të dhënave janë krijuar mbi 1.500 dosje të autorëve të mundshëm të krimeve të luftës dhe shkeljeve të tjera të të drejtave të njeriut.
Në dispozicion në srpski.
Në periudhën nga data 1 janar e vitit 2009, kur FDH ka filluar me dokumentimin e shtetasve të vrarë dhe të zhdukur të Serbisë dhe të Malit të Zi në luftërat në Slloveni, Kroaci dhe Bosnjë e Hercegovinë, në datën përmbyllëse 31 gusht të vitit 2012, hulumtuesit e FDH kanë intervistuar 716 dëshmitarë dhe anëtarë të familjeve dhe i kanë analizuar 7.041 dokumente mbi viktimat, krimet e luftës dhe operacionet ushtarake. Në bazë të analizës së deklaratave të marra dhe të dokumenteve të grumbulluara, hulumtuesit e FDH-së kanë evidentuar, me emër e me mbiemër 1.930 shtetas të vrarë dhe të zhdukur të Serbisë dhe të Malit të Zi.
FAKTET MBI TË GJITHA VIKTIMAT E LUFTËRAVE TË VITEVE 1991 – 2001 NË HAPËSIRAT E ISH-JUGOSLLAVISË
Nga dita në ditë rritet numri i organizatave dhe individëve të bashkuar në Nismën për themelimin e komisionit rajonal të angazhuar t‘i vërtetojë dhe ti publikojë faktet për të gjitha viktimat e luftërave 1991-2001 në hapësirën e ish Jugosllavisë – KOMRA. Tani ky koalicion ka përfshirë mbi 400 organizata dhe mbi 300 individ. Janë bashkuar të bindin shtetet në rajon që të tejkalojnë mosmarrëveshjet e tyre dhe të themelojnë një trup të përbashkët zyrtar dhe të besueshëm.
Komisionin do ta përbëjnë personalitete të spikatura dhe të respektuara në bashkësitë e tyre dhe në rajon, përfaqësuesit e etnive dhe religjioneve të ndryshme, të emëruar dhe të zgjedhur në bazë të rregullave të përcaktuara. Nuk jemi në gjendje që të imagjinojmë që për një njeri me qëllime të mira ky qëllim të jetë i papranueshëm ose i padëshirueshëm.
Sepse, përderisa kjo të mos bëhet, gjithkush do të mund të luaj me numra, të rrisë apo të zhvlerësoj viktimat dhe ngjarjet, në dobi të tij, e në dëm të të gjithë neve. Jeta mund të ishte më e mirë për ne nëse shoqëritë nuk do të ngecnin në të kaluarën e pa hetuar dhe të pa thënë.
Bashkohuni edhe Ju. Për veten. Që të dihet. Të mos harrohet. Të mos përsëritet. Të vazhdojmë tutje. Të jetojmë më lehtë.
www.zarekom.org
Gjatë hulumtimeve pesëvjeçare mbi vrasjet dhe njerëzit e zhdukur në konfliktet e armatosura në Kosovë nga muaji janar i vitit 1998 e deri në datën 20 qershor të vitit 1999 dhe menjëherë pas luftës, që nga ardhja e forcave ndërkombëtare e deri në fund të vitit 2000, me datën përmbyllëse 28. shkurt 2013, hulumtuesit e FDH dhe FDH Kosovë kanë marrë 9.852 deklarata të dëshmitarëve, të anëtarëve të familjeve dhe të personave të cilët kanë njohuri mbi viktimat konkrete dhe krimet e luftës – 7.786 deklarata i kanë dhënë dëshmitarët shqiptarë dhe anëtarët e familjeve të viktimave shqiptare; 1.613 deklarata i kanë dhënë dëshmitarët serb dhe anëtarët e familjeve të viktimave serbe, kurse 453 deklarata i kanë dhënë personat të cilët nuk janë as të kombësisë shqiptare e as serbe. Baza e të dhënave, në të cilën futen dokumentet e mbledhura, përmban 5.41 fotografi të viktimave, 6.936 dokumente të tjera dhe 2.426 lëndë dëshmuese nga Arkivi i Tribunalit të Hagës. Në bazë të analizës së deklaratave të dëshmitarëve dhe të dokumenteve nga burimet e tjera, hulumtuesit e FDH-së dhe të FDH Kosovë kanë evidentuar 13.526 të vrarë dhe të zhdukur në periudhën prej 1 janarit të vitit 1998 e deri në fund të vitit 2000.
FDH dhe FDH Kosovë, në datën 11 shtator të vitit 2011 e kanë botuar vëllimin e parë të Librit të kujtimit të Kosovës, i cili përmban emrat e 2.046 personave, të cilët e kanë humbur jetën në konfliktet e armatosura në Kosovë, në vitin 1998. Emrat e të vrarëve janë përcjellë nga një narrativ mbi rrethanat e vrasjes /zhdukjes të secilit person individualisht.
Këtu ju mund të shihni listën e të vrarëve, zhdukurve dhe të rënëve
Ju lutemi të na kontaktoni nëse keni më shumë informata për viktimat të cilët gjenden ose nuk gjenden fare në këto lista.
Istraživačko dokumentacioni centar – Sarajevo
Centar za mir, nenasilje i ljudska prava
International Center for Transitional Justice
Komitet pravnika za ljudska prava (YUCOM)
Center for Civic Cooperation – Livno
Center for Civic Education – Montenegro
Committee for Civic Initiatives – Nis
Community Building Mitrovica – CBM
Sandžak Committee for Human Rights
Youth Initiative for Human Rights – BiH
Youth Initiative for Human Rights – Kosovo
Youth Initiative for Human Rights – Serbia
Fondi për të Drejtën Humanitare (FDH) është organizatë joqeveritare për të drejtat e njeriut e themeluar në vitin 1992 nga Natasha Kandiq, me qëllim që t’i dokumentojë shkeljet skandaloze të të drejtave të njeriut që po kryheshin me të madhe në gjithë Jugosllavinë e asaj kohe, gjatë konflikteve të armatosura në Kroaci, Bosnjë e Hercegovinë dhe më pas në Kosovë.
FDH-ja implementon programin e Drejtësisë tranzicionale të orientuar kah viktimat. Ky program përbëhet nga këto njësi:
Themeluesi
Zonja Natasha Kandiq, themeluese dhe drejtoreshë ekzekutive e FDH-së, është laureat i më shumë se 20 çmimeve ndërkombëtare, rajonale dhe kombëtare për të drejtat e njeriut. Në vitin 2000, ajo u nderua me çmimin Martin Ennals, që paraqet mirënjohje prestigjioze për mbrojtësit e të drejtave të njeriut. Në vitin 2003, gazeta “Time” e vendosi Natasha Kandiqin në mesin e 36 heronjve evropian. Në vitin 2004, Fondacioni “Njerëzit në Nevojë” e nderoi atë dhe FDH-në me çmimin e tyre “Homo Homini”, i cili iu dorëzua nga Vaclav Havel. Në vitin 2005, Natasha Kandiq u shpall qytetare nderi e Sarajevës, kurse gazeta “Bosnja e Lirë” e zgjodhi atë njeriun e vitit në Bosnjë dhe Hercegovinë. Në shtator të vitit 2006, Natasha Kandiq u bë anëtare e Urdhrit të Yllit të Mëngjesit Kroat të Katarina Zrinska, të cilin Kryetari i Kroacisë ua jep individëve që kanë dhënë kontribut të madh për promovimin e vlerave morale. Në nëntor të vitit 2006, revista “Time” e shpalli Natasha Kandiqin si një nga heronjtë e saj të 60 viteve të shkuara. Në mars të vitit 2007, Natasha Kandiq u bë anëtare e Bordit Ndërkombëtar Këshillues të Revistës Ndërkombëtare për Drejtësi Tranzicionale (Oxford University Journals), kurse në gusht të vitit 2008, ajo u ftua t’i bashkohet Këshillit Konsultativ të Qendrës Weiser të Universitetit të Miçiganit për Demokracitë që po lindin.