Familjet e viktimave të fshatit Tërrnje, komuna e Suharekës, e kanë informuar gjyqtaren Mirjana Iliq, kryetare e Departamentit për krime të luftës në Beograd, njëherazi kryetare e Trupit gjykues në lëndën kundër oficerëve Rajko Kozlina dhe Pavle Gavrilloviqit, për vrasjen e 27 grave, fëmijëve dhe pleqve në datën 25 mars të vitit 1999, se nuk do të marrin më pjesë në procedurën e mëtejme për shkak të vendimit mbi përjashtimin e përfaqësuesve të të dëmtuarve, avokatëve nga Kosova, me arsyetimin se nuk kanë qenë të regjistruar në Odën e Avokatëve të Serbisë.
Fondi për të Drejtën Humanitare Kosovë (FDH Kosovë) vlerëson se rezultatet e hetimeve të deritashme të ekipit të pavarur Special hetues në krye me prokurorin Clint Williamson në mënyrë të bindshme tregojnë se në Kosovë pas luftës është zhvilluar një fushatë e ndjekjes kundër serbëve, romëve dhe popullatave të tjera pakicë si dhe kundër kundërshtarëve politik të udhëheqësve të UÇK‐së, për çka në Kosovë dihet, por heshtet nga frika për sigurinë personale.
Task Forca Hetimore Speciale (TFHS) u vendos në vitin 2011 të zhvillojë një hetim penal të pavarur në pretendimet shumë të rënda të përmbajtura në raportin të Këshillit të Evropës (KiE) të janarit të viti 2011 nga Senatori Dick Marty të quajtur “Trajtimi çnjerëzor të popullit dhe trafikimi i jashtëligjshëm të organëve njerëzore në Kosovë.” Mandati i TFHS-së është për të hetuar, dhe nëse duhet, për të ndjekur penalisht njerëzit për krimet e pretenduara në raportin.
Fondi për të Drejtën Humanitare, Shoqata “Juristi” dhe Fondi për të Drejtën Humanitare Kosovë, Shpallin konkurs për regjistrimin e gjeneratës së tretë të studentëve të Shkollës Rajonale të Drejtësisë Tranzicionale.