Fondi për të Drejtën Humanitare (FDH), Fondi për të Drejtën Humanitare Kosovë dhe Shoqata “Juristi” (‘Pravnik’) nga Sarajeva, në bashkëpunim me Fakultetin e Drejtësisë të Universitetit Union dhe Qendrës për Studime Juridike Krahasimtare kanë organizuar në datën 6 shkurt të vitit 2015 konferencën mbi rolin e arsimit në proceset dhe strategjitë e drejtësisë tranzicionale. Konferenca është mbajtur në Fakultetin e Drejtësisë të Universitetit Union, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të bashkësive akademike nga Bosnja dhe Hercegovina, Kosova dhe Serbia, në mesin e të cilëve kanë qenë profesor të universitetit, hulumtues dhe bashkëpunëtor shkencor në fushat e drejtësisë, historisë, antropologjisë, sociologjisë, shkencave politike dhe shkencave e disiplinave të tjera si dhe përfaqësues të tri gjeneratave të studentëve të Shkollës Rajonale të Drejtësisë Tranzicionale.
Në Qendrën për Media të Beogradit sot është mbajtur prezantimi dhe evaluimi i Bazës së të Dhënave të Librit të Kujtimit të Kosovës (LKK). Bazën e të dhënave në mënyrë të përbashkët e kanë ndërtuar Fondi për të Drejtën Humanitare (FHP) dhe Fondi për të Drejtën Humanitare Kosovë mbi njerëzit, të cilët e kanë humbur jetën ose janë zhdukur në lidhje me luftën në Kosovë në periudhën prej datës 1 janar të vitit 1998 deri në datën 31 dhjetor të vitit 2000. Konferencën e ka përcjellë një numër i madh i mediave, e organizatave joqeveritare, e institucioneve vendore dhe ndërkombëtare si dhe ekspertë.