Fusha pranë përroit në qendër të fshatit Pastasel është mbushur me shkurre gjatë kalimit të viteve.
Por gjatë ditëve të fundit, Tahir Krasniqi ka menduar vazhdimisht të marrë një sëpatë dhe të presë degët e mprehta, për të pastruar vendin ku dy dekada më parë ai dhe 118 civilë të tjerë u dërguan për t’u vrarë.
Pasditen e 31 marsit 1999, forcat ushtarake, paraushtarake dhe policore serbe rrethuan këtë fshat prej rreth 100 shtëpish në komunën e Rahovecit, i cili në javët e mëparshme e kishte dyfishuar popullsinë e tij pasi shumë njerëz të zhvendosur nga fshatra të tjerë nga lufta kishin ardhur për t’u strehuar atje.