Në dispozicion në English.
Më 16 prill 2019, Gjykata e Lartë e Beogradit ka marrë vendimin me të cilin e liroi Pavlle Gavrilloviqin, kurse Rajko Kozlinën e ka shpallur fajtor dhe e ka dënuar me 15 vjet burgim për krimin e kryer në fshatin Tërnjë më 25 mars 1999. Fondi për të Drejtën Humanitare (FDH) e konsideron që Gjykata e Lartë gaboi kur, duke i vlerësuar dëshmitë, ka liruar nga përgjegjësia Pavlle Gavrilloviqin, ndërsa dënimi që u shqiptua ndaj Kozlinës është shumë e ulët në krahasim me peshën dhe pasojat e krimit që ai e kishte kryer.