Janё prezantuar rezultatet e regjistrimit tё deritanishëm tё tё vrarёve, rёnёve dhe tё zhdukurve Serbё, Romё, Boshnjakё, Malazezё dhe te joshqipatёve tjerё nё Kosovё

Me rastin e Ditёs Ndёrkombёtare tё tё zhdukurve, Fondi pёr tё Drejtёn Humanitare (FDH) me datёn 30.08.2009, nё qendёrn e Mediave nё Beograd, ka bёrё prezantimin e regjistrimit tё tё vrarёve, rёnёve dhe tё zhdukurve Serbё, Romё, Boshnjakё, Malazezё dhe tё joshqiptarёve tjerё nё Kosovё, gjatё periudhës prej 1 janar 1998 deri me 31 dhjetor 2000. Me kёtё rast tё pranishmёve u ёshtё shfaqur edhe TV klipi Qё njerëzit t’i kujtojnë njerëzit, i cili do tё emitohet nёpёr media nё Serbi dhe Kosovё si thirrje pёr familjarёt e tё vrarёve, tё rёnёve dhe tё zhdukurve qё tё lajmërohen nё FDH dhe tё verifikojnë tё dhënat pёr mё tё afërmit e tyre si dhe pёr viktimat e tjera pёr tё cilat kanё njohuri.


Prezantimi i regjistrimit të të vrarëve, të zhdukurve dhe të rënëve i mbajtur në Mejë/Meji

Fondi për të Drejtën Humanitare (FDH) në Mejë ka paraqitur të dhënat për të vrarët dhe të zhdukurit me datën 27.04.1999 në territorin e kësaj pjese të komunës së Gjakovës, kur forcat serbe në luginën e Carragoit kanë vrarë ose ndarë nga kolona e refugjatëve 384 Shqiptarë, ndërsa banorët e tjerë I kanë përndjekur për Shqipëri.


Prezantimi i regjistrimit të të vrarëve, të zhdukurve dhe të rënëve i mbajtur në Gllogoc/Glogovac

Mbi 300 anëtarë të familjeve të vrarëve dhe të zhdukurve në territorin e komunës së Gllogocit/Glogovac kanë marrë pjesë në prezantimin e të dhënave të Fondit për të Drejtën Humanitare (FDH) mbi viktimat nga kjo komunë gjatë periudhës Janar 1998 – Qershor 1999.