Në Prishtinë është mbajtur tryeza e rrumbullakët dhe prezantimi i buletinit të eseve nga studentët e Shkollës Rajonale të Drejtësisë Tranzicionale.

Të hënën me 24 mars të vitit 2014 në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës në Prishtinë është mbajtur Tryezë e Rrumbullakët në temën Edukimi për pajtimin: Roli i edukimit në procesin e ballafaqimit me të kaluarën si mekanizëm për pajtim dhe prezantimi i buletinit të eseve nga studentët e Shkollës Rajonale për Drejtësi Tranzicionale të organizuar nga Fondi për të Drejtën Humanitare dhe Fondi për të Drejtën Humanitare Kosovë. Tryezën e Rrumbullakët e hapi Adriatik Kelmendi, gazetar dhe profesor i Universitetit AAB në Prishtinë, dhe Bekim Blakaj, drejtor ekzekutiv i Fondit për të Drejtën Humanitare Kosovë .