Fondi për të Drejtën Humanitare (FDH) në Mejë ka paraqitur të dhënat për të vrarët dhe të zhdukurit me datën 27.04.1999 në territorin e kësaj pjese të komunës së Gjakovës, kur forcat serbe në luginën e Carragoit kanë vrarë ose ndarë nga kolona e refugjatëve 384 Shqiptarë, ndërsa banorët e tjerë I kanë përndjekur për Shqipëri.
Mbi 300 anëtarë të familjeve të vrarëve dhe të zhdukurve në territorin e komunës së Gllogocit/Glogovac kanë marrë pjesë në prezantimin e të dhënave të Fondit për të Drejtën Humanitare (FDH) mbi viktimat nga kjo komunë gjatë periudhës Janar 1998 – Qershor 1999.
Pezentimin e parё tё regjistrimit tё tё vrarёve, tё zhdukurve dhe tё rёnёve nё Kosovё gjatё viteve 1998-1999, Fondi pёr tё drejtёn humanitare nё Kosovё (FDH Kosovё) e ka organizuar me datёn 18 prill 2009, nё Suharekё/Suva Reka. Prezentimi i ёshtё kushtuar paraqitjes sё rezultateve tё arritura deri mё tani. Nё ketё prezentim tё pranishёm kanё qenё mё tepёr se 70 familjarё tё viktimave.