Posts Written By: hlcadmin

Lidhur me aktgjykimin e Gjykatës së Apelit për padinë e gjeneralit Dikoviq kundër FDH-së dhe Natasha Kandiqit

Lidhur me aktgjykimin e Gjykatës së Apelit për padinë e gjeneralit Dikoviq kundër FDH-së dhe Natasha Kandiqit

Apelacioni Kasacioni sudGjykata e Apelit në Beograd e ka konfirmuar  aktgjykimin e shkallës së parë të Gjykatës së Parë Themelore të Beogradit, me të cilën shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë së Serbisë i është dhënë shuma në lartësi prej 550.000 dinarësh për kompensim të dëmit për shkak të vuajtjeve shpirtërore të shkaktuara nga cenimi i nderit dhe i autoritetit e të cilat, siç ka gjetur gjykata, ia kanë shkaktuar Fondi për të Drejtën Humanitare (FDH), me publikimin e akuzave të pavërteta të fakteve në Dosjen „Ljubisha Dikoviq”, dhe themeluesja e FDH-së, Natasha Kandiqi, me paraqitjen në publik të akuzave të pasakta faktike dhe vlerësimeve gjyqësore, të cilat kanë konotacion fyes dhe e fyejnë dinjitetin njerëzor. FDH konsideron se vendimi i gjykatës në mënyrë drastike ndryshon nga praktika e Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, se në mënyrë plotësuese e ka kufizuar hapësirën për debat mbi çështjet me interes publik si dhe se i mbron funksionarët shtetëror nga secila kritikë si dhe nga hulumtimi publik i përgjegjësisë së mundshme penale për krimet e kryera të luftës. FDH do të deponojë ankesë në Gjykatën Kushtetuese.


Share