Posts Written By: hlcadmin

FDH-SS-001 FONDI: Materiale gjyqësore nga gjykimet e shqiptarëve në kohën e Sllobodan Millosheviqit

PERIUDHA: 1991 – 2006

BURIMET PRIMARE: Gjykata e Qarkut në Beograd – Paneli për krime të luftës, Gjykata e Qarkut në Pejë, Prishtinë, Gjilan, Mitrovicë, Prokuple, Pozharevc, Vranje, Zajeçar, Kraljevë, Leskovc, Negotin, Kurshumli, Kladovë, Novi Pazar, Këshilli komunal i komunës së Gllogovcit, Ministria e Drejtësisë e Republikës së Serbisë – Beograd

VËLLIMI DHE MEDIUMI:  18 kuti arkivore

PËRMBAJTJA:  Fondi përmban dokumentacion  nga gjykimet e pjesëtarëve të kombësisë shqiptare në kohën e Sllobodan  Millosheviqit, të cilat i kanë përcjellë hulumtuesit dhe avokatët e FDH-së. Gjykimet janë zhvilluar në territorin e Serbisë dhe të Kosovës. Fondi e përfshin periudhën prej vitit 1991 e deri më sot. Në kuadër të Fondit  gjenden materialet gjyqësore (paditë, aktgjykimet, ankesat, vendimet, procesverbalet nga hetimet e të akuzuarve, transkriptet e gjykimeve, procesverbalet nga dëgjimi i dëshmitarëve, shënimet zyrtare, raportimet nga gjykimet, korrespondencat, kërkesat për heqjen e paraburgimit, lutjet, vërtetimet, autorizimet),artikujt gazetaresk, fotografitë, letrat e të burgosurve, regjistrat e personave të zhdukur, të personave të burgosur, regjistrat e të burgosurve të luftës si dhe dokumentacioni përcjellës.

SISTEMI I RENDITJES:  nëpër kuti, të renditura sipas parimit gjeografik në raport me lokacionin e Gjykatës (sipas rendit alfabetik), kurse në kuadër të lëndëve – sipas parimit kronologjik (sipas datës)

Pritet rritja e fondit

GJUHA:  Serbe, shqipe

LISTA E PËRMBAJTJES:

Kutia nr. 1

  • Gjykimi i shqiptarëve të Kosovës në Serbi dhe në Kosovë: para Gjykatës së Qarkut në Beograd, Gjykatës së Qarkut në Vranjë, Gjykatës së Qarkut në Gllogovcë, Gjykatës së Qarkut në Gjilan, Gjykatës së Qarkut në Zajeçar, Gjykatës së Qarkut në Kraljevë dhe Gjykatës së Qarkut në Mitrovicë. Gjithsejtë 38 lëndë.

 

Kutia nr. 2

  • Gjykim i shqiptarëve të Kosovës në Serbi: para Gjykatës së Qarkut në Leskovc. Gjithsejtë 43 lëndë.

 

Kutia nr. 3

  • Gjykim i shqiptarëve të Kosovës në Serbi para Gjykatës së Qarkut në Nish. Gjithsejtë 20 lëndë.

 

Kutia nr. 4

  • Gjykim i shqiptarëve të Kosovës në Serbi: para Gjykatës së Qarkut në Novi Pazar. Gjithsejtë 1 lëndë.

 

Kutia nr. 5

  • Gjykim i shqiptarëve të Kosovës në Kosovë: para Gjykatës së Qarkut në Pejë. Gjithsejtë 12 lëndë.

 

Kutia nr. 6

  • Gjykim i shqiptarëve të Kosovës në Kosovë: para Gjykatës së Qarkut në Pejë. Gjithsejtë 67 lëndë.

 

Kutia nr. 7

  • Gjykim i shqiptarëve të Kosovës në Serbi: para Gjykatës së Qarkut në Pozharevc. Gjithsejtë 13 lëndë.

 

Kutia nr. 8

  • Gjykim i shqiptarëve të Kosovës në Serbi dhe në Kosovë: para Gjykatës së Qarkut në Preshevë dhe para Gjykatës së qarkut në Prizren. Gjithsejtë 45 lëndë.

 

Kutia nr. 9

  • Gjykim i shqiptarëve të Kosovës në Kosovë: para Gjykatës së Qarkut në Prishtinë. Gjithsejtë 24 lëndë.

 

Kutia nr. 10

  • Gjykim i shqiptarëve të Kosovës në Serbi dhe në Kosovë: para Gjykatës së Qarkut në Prishtinë dhe para Gjykatës së qarkut në Prokuple. Gjithsejtë 11 lëndë.

 

Kutia nr. 11

  • Gjykim i shqiptarëve të Kosovës në Serbi dhe në Mal të Zi: para Gjykatës së qarkut në Bijelo Pole, para Gjykatës së Qarkut në Beograd, para Gjykatës së Qarkut në Kurshumli, para Gjykatës së Qarkut në Prokuple, para Gjykatës së Qarkut në Negotin, para Gjykatës së Qarkut në Kladovë. Gjithsejtë 3 lëndë.

 

Kutia nr. 12

  • Autorizimet, lutjet, kërkesat e avokatëve të FDH-së për vizita të dënuarve të kombësisë shqiptare në burgjet në Serbi, regjistrat e të dënuarve shqiptarë dhe plani i vizitave të avokatëve në burgjet e qarkut në Beograd, në Smederevë, në Nish, në Zajeçar, në Zrenjanin dhe në Qupri. Gjithsejtë 134 lëndë.

 

Share

Prezantimi i Regjistrimit të të vrarëve, rënëve dhe të zhdukurve

FDH dhe FDH Kosovë, në periudhën midis datës 1 prill të vitit 2009 dhe datës 31 maj të vitit 2010 kanë organizuar 29 prezentime publike të rezultateve të deritashme të Regjistrimit të të vrarëve, të atyre që kanë pësuar dhe janë zhdukur në konfliktin në Kosovë midis viteve 1998-2000. Prezentimet janë mbajtur në 22 komuna të Kosovës, në Suharekë, Lipjan, Gjakovë, Gllogoc, Fushë Kosovë, Obiliq, Skenderaj, Shtime, Istog, Klinë, Mitrovicë, Pejë, Deqan, Ferizaj, Gjilan, Graqanicë, Prishtinë, Malishevë, Kaqanik, Podujevë, Prizren, Vushtrri dhe në fshatrat në të cilat janë kryer krimet masive: Krushë e Madhe, (komuna e Rrahovecit), Mejë (komuna e Gjakovës) dhe Izbicë (komuna e Skenderajt). Një prezentim i veçantë është mbajtur me rastin e krimit të kryer në muajin maj të vitit  1999 në burgun e Dubravës në komunën e Istogut. Prezentime publike janë mbajtur edhe në Beograd,  Nish, Prokuple dhe Podgoricë.


Share

Qytetarët e vrarë të Kroacisë, të nacionalitetit serb, në konfliktet e armatosura në Kroaci

Sipas vlerësimeve nga burime të shumta të pavarura, në konfliktet e armatosura në Kroaci janë vrarë dhe janë zhdukur midis 21.000 dhe 23.000 persona. Nga numri i tërësishëm, janë vrarë dhe zhdukur midis 14.000 dhe 16.000 civilë të kombësisë kroate dhe pjesëtarë forcave të armatosura të Republikës së Kroacisë (kryesisht) të kombësisë kroate dhe rreth 7.000 civilë të kombësisë serbe, të pjesëtarëve të Ushtrisë së Republikës së Srpska Krajinës dhe pjesëtarë të ish APJ-së, të cilët në kohën e luftës i kanë pasur vendbanimet në Kroaci (kryesisht të kombësisë serbe).

 

Deklaratat e para mbi vrasjet dhe zhdukjet e serbëve gjatë dhe pas operacioneve të ushtrisë kroate, hulumtuesit  i kanë marrë në gjysmën e dytë të vitit 1995. Hulumtuesit e FDH-së i kanë marrë saktësisht 45 deklarata nga dëshmitarët okular dhe nga anëtarët e familjeve të personave të vrarë dhe të zhdukur serb gjatë operacionit të ushtrisë Kroate, Vetëtima, në maj të vitit 1995, derisa 107 deklarata i kanë marrë prej të mbijetuarve dhe anëtarëve të familjeve të viktimave gjatë dhe pas operacionit  Stuhia të ushtrisë kroate dhe MPB-së së Kroacisë  në muajin gusht të vitit 1995. Me mbledhjen e të dhënave kanë vazhduar në muajin mars të vitit 2012. Me përfundim në datën 31 gusht të vitit 2012, ekipi i përbërë prej pesë anëtarëve ka intervistuar 266 dëshmitar dhe anëtarë të familjeve të të vrarëve dhe të të zhdukurve, të cilët jetojnë në Serbi. Në periudhën e njëjtë, i kanë mbledhur 306 dokumente dhe  250 fotografi të viktimave.

Share

Humbjet njerëzore në Maqedoni

Të dhënat në dispozicion flasin që në Maqedoni gjatë konfliktit të armatosur nga janari deri në fund të dhjetorit 2001 jetën kanë humbur rreth 200 njerëz.

Share

Humbjet njerëzore në konfliktet e armatosura në ish Jugosllavi

Projekti Humbjet njerëzore në konfliktet e armatosura në ish Jugosllavi  është menduar si një regjistrim i viktimave të krimeve të luftës, i pjesëtarëve të vrarë të formacioneve të armatosura gjatë aksioneve luftarake dhe i personave të zhdukur gjatë luftës ose në lidhje me të. Sipas vlerësimeve nga më shumë burime të pavarura, në luftërat në ish Jugosllavi janë vrarë rreth  130.000 njerëz. Sipas të dhënave të Komitetit Ndërkombëtarë të Kryqit të Kuq (KNKK), të datës 30 gusht të vitit 2012, ende bëhen kërkime për mbetjet mortore të 12.656 personave. Për 1.762 persona të zhdukur është vërtetuar se janë vrarë – lokacionet e varrezave të tyre janë të njohura, por nuk janë të zhvarrosur. Fati i  10.894 personave ende është i panjohur.

 

Bosnjë e Hercegovinë 8.603 persona edhe më tutje konsiderohen si të zhdukur. Republika e Kroacisë ende i kërkon 2.282 persona, të zhdukur në periudhën 1991–1995. Numri i tërësishëm i personave të zhdukur gjatë konfliktit në Kosovë, sipas KNKK, është 1.771, përkatësisht 1.842 sipas Fondit për të Drejtën Humanitare. Të dhënat e FDH-së tregojnë se në mesin e të zhdukurve, shqiptarë janë 1.326, kurse 516 janë serb, romë dhe pjesëtarë të tjerë të bashkësive etnike jo-shqiptare.

 

Regjistrimi emër për emër i të gjithë të vrarëve dhe i të zhdukurve në luftëra në ish Jugosllavi zhvillohet si projekt rajonal, në realizimin e të cilit marrin pjesë FDH, FDH Kosovë, Documenta dhe Qendra hulumtuese-dokumentuese (QHD), që në muajin gusht të vitit 2012 e ka përfunduar regjistrimin e të vrarëve dhe të të zhdukurve në luftë në BeH. Sipas të dhënave të QHD, në konfliktet e armatosura në BeH, në periudhën 1992–1995, janë vrarë rreth 95.000 shtetas të BeH.

Share

Pravo komandne odgovornosti

Në dispozicion në srpski.

Share

Edukimi

Fondi për të Drejtën Humanitare, me qëllim të përparimit të dijes mbi drejtësinë tranzicionale dhe përkrahjen procesit të pajtimit në rajon, që nga viti  2001 organizon programe të ndryshme të edukimit joformal mbi të drejtën ndërkombëtare humanitare, ballafaqimin me të kaluarën dhe drejtësinë tranzicionale,.

 

FDH, për përfaqësuesit e gjyqësorit në Serbi, në periudhën e viteve 2001 – 2003, ka organizuar një varg kursesh  specialistike nga e drejta ndërkombëtare humanitare në të cilat ligjëruesit kanë qenë përfaqësues të GJNPJ dhe ekspertë ndërkombëtar për të drejtën ndërkombëtare. Me dhjetëra përfaqësues të gjyqësorit të Serbisë, kësaj rruge, janë arsimuar në zbatimin e të drejtës ndërkombëtare humanitare dhe janë përgatitur për gjykimet për krimet e luftës.

 

Në verën vitit 2005 dhe 2006, FDH ka organizuar dy shkolla rajonale, në të cilat rreth 60 studentë të rinj dhe aktivistë për të drejtat e njeriut nga BeH, Serbia dhe Kroacia kanë nxënë njohuri mbi proceset dhe mekanizmat e ballafaqimit me të kaluarën.

 

Nga viti 2011, FDH organizon shkollën mbi drejtësinë tranzicionale, ku studentët dhe mësimdhënësit e shkencave shoqërore dëgjojnë ligjëratat mbi proceset gjyqësore para Tribunalit të Hagës, mekanizmat jashtëgjyqësor për vërtetimin e fakteve mbi krimet  nga e kaluara, të drejtat e viktimave të shkeljes së të drejtave të njeriut në reparacione dhe kontributin e arkivave dhe të mediave në vërtetimin e të vërtetës dhe përgjegjësisë, ruajtjen e kujtesës kolektive dhe pajtimin në shoqëritë post-konlfiktuale.

 

Krahas kësaj, FDH boton publikime periodike mbi përvojat e shteteve post-konfliktule dhe post-autoritare në rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe në botë. Me raportet e tij mbi përparimin e procesit të drejtësisë tranzicionale në rajon, rregullisht informon publikun  mbi gjykimet mbi krimet e luftës, nismat zyrtare dhe joqeveritare për vërtetimin e fakteve, reparacionet administrative dhe gjyqësore, memorialet dhe reformat e institucioneve. Në revistën Forumi për drejtësinë tranzicionale, FDH boton artikuj autorial të autorëve relevant mbi sfidat e zbatimit të mekanizmave të drejtësisë tranzicionale në shoqëritë post-konfliktuale të Ballkanit Perëndimor dhe anë e kënd botës.

Share