Posts Written By: hlcadmin

Shefi i ri i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë së Republikës së Serbisë nuk ka të kaluare të pastër

Dëshmitë, mbi të cilat bazohet gjykimi i Gjykatës Ndërkombëtare Penale për ish Jugosllavinë (GJNPJ), në lëndën e Millutinoviqit dhe të tjerëve, viktimat e mbijetuara nga Drenica, të cilat kanë dëshmuar në GJNPJ ose i kanë dhënë deklarata FDH-së, si dhe dokumentet e përmbajtura në Bazën publike të të dhënave të GJNPJ, tregojnë për krime të shumta të rënda dhe masive të luftës, të cilat janë kryer mbi civilët shqiptar në zonën e përgjegjësisë të komandantit të brigadës 37 të motorizuar të ushtrisë së RSJ, të shefit të shtabit të përgjithshëm të Ushtrisë së RS, gjeneral-nënkolonelit të emëruar kohët e fundit, Ljubisha Dikoviq. Gjatë bombardimeve të NATO-s, krimet e luftës, të cilat i kanë kryer pjesëtarët AJ/MPB-së, janë përsëritur. Edhe pse e ka pasur për detyrë të parandalojë krimet e luftës, brigada 37 e motorizuar këtë nuk e ka bërë. Deri më sot nuk janë proceduar pjesëtarët dhe komandantët e njësive, të cilët kanë marrë pjesë së bashku në kryerjen e krimeve të luftës, në Qirez, Çikatovё të Vjetёr, Baks, Vёrboc dhe Gllogoc, ku gjatë katër javëve më së paku janë vrarë 200 civilë.


Share

Dosja e Ljubisha Dikoviqit

  Fondi për të drejtën humanitare publikon dosjen “Lubisha Dikoviq.” Në këtë dokument paraqiten faktet mbi  trajtimin e ish-komandantit të Brigadës së 37-të të motorizuar gjatë luftës, si dhe evidencën e TPNJ për  krimet e luftës të kryera në zonën e përgjegjësisë të  komandantit të luftës Lubisha Dikoviq. Dosjen mund ta shkarkoni.


Share

Izvinjenje

Në dispozicion në Englishsrpski.

Share