Urgjentisht të zbardhet sulmi ndaj serbëve në Gorazhdevc
Fondi për të Drejtën Humanitare Kosovë (FDH Kosovë) shpreh indinjatë të thellë me sulmin e fundit të armatosur në fshati Gorazhdevc/Goraždevac, komuna e Pejës/Peć. Gjithashtu, FDH Kosovë rikujton se edhe në të kaluarën pothuajse asnjëherë nuk kanë dhënë rezultate hetimet policore për sulmet ndaj serbëve lokal në këtë fshat dhe në tërë rajonin e Pejës. Dështimi në arrestimin e autorëve të këtij krimi edhe më tutje krijon pasiguri tek qytetarët serbë të këtij fshati dhe të tërë Kosovës dhe ka ndikim negativ në vendosjen e besimit tek institucionet kosovare.