Posts Written By: hlcadmin

Teksti i ri i projektligjit mbi viktimat civile të luftës në mënyrë plotësuese e përkeqëson statusin e tyre

Teksti i ri i projektligjit mbi viktimat civile të luftës në mënyrë plotësuese e përkeqëson statusin e tyre

Logo FHPSekretari i shtetit i Ministrisë së punës, punësimit, çështjeve sociale dhe të luftëtarëve, Dragan Popoviq kohët e fundit ka deklaruar  se shteti i respekton dhe i plotëson të drejtat e viktimave të luftës si edhe se Projektligji mbi të drejtat e luftëtarëve, invalidëve të luftës, invalidëve civil të luftës dhe të anëtarëve të familjeve të tyre, propozimi i së cilës i është njoftuar Qeverisë, është në përputhje me rrjedhat evropiane. Me rastin e kësaj deklarate dhe pas shikimit të tekstit të përpunuar të Projektligjit, Fondi për të Drejtën Humanitare (FDH) dhe organizatat e tubuara rreth Koalicionit kundër diskriminimit dhe Koalicionit për qasje në drejtësi, i bëjnë thirrje kësaj Ministrie që të ndalen së mashtruari opinionin ndërkombëtar dhe atë vendor, kurse para së gjithash 20.000 viktima civile të luftës në Serbi dhe që t’ua shpjegojnë atyre se përse shteti refuzon për të respektuar të drejtat e tyre të garantuara me konventat ndërkombëtare, nënshkruese e të cilave është Serbia.

Share

FDH Kosovë: Oliver Ivanoviqi dënohet me nëntë vite burgosje për krimet e luftës kundër popullatës civile

FDH Kosovë: Oliver Ivanoviqi dënohet me nëntë vite burgosje për krimet e luftës kundër popullatës civile

fdh_kosovo_logoPas shqyrtimit kryesor trembëdhjetë mujor në rastin Prokurori kundër Oliver Ivanoviqit dhe të tjerëve,[1] trupi gjykues ndërkombëtar i Gjykatës Themelore në Mitrovicë (ka kryesuar gjyqtarja Roxana Comsa,[2])  në datën 21 janar të vitit 2016 e ka shpallur aktgjykimin, me të cilin i akuzuari Oliver Ivanoviq është shpallur fajtor për kryerjen e veprës penale krim i luftës kundër popullatës civile dhe ia ka shqiptuar dënimin në kohëzgjatje prej nëntë (9) vitesh. Në arsyetimin e shkurtë, të cilin me këtë rast gjyqtarja Comsa ua ka kumtuar palëve në procedurë, gjykata ka gjetur se Ivanoviqi është përgjegjës për krimin e kryer në datën 14 prill të vitit 1999 në Mitrovicë, në rrugën Milladin Popoviqi (tash Ahmet Selaci), si dhe në rrugën Rruga për Bajrë. Me këtë rast, gjatë veprimeve të forcave paramilitare policore serbe janë vrarë shqiptarët Fatmir Mustafa, Skender Paqarada, Avni Abazi dhe Mehmet Seferi.

Share