Hapet në Kosovë qendra e dokumentacionit për krimet e luftës

Fondi për të Drejtën Humanitare ka hapur në Prishtinë një qendër dokumentacioni për krimet e luftës me informacione nga pesë gjyqe që kanë lidhje me Kosovën e që janë zhvilluar në Gjykatën Penale Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë.
Fondi për të Drejtën Humanitare në Kosovë tha se hapi qendrën e re të dokumentacionit në Prishtinë, në mënyrë që njerëzit të informohen më mirë për krimet e kryera gjatë luftës së viteve 1998-1999 në Kosovë.
“Edhe pse ne dëgjojmë gjithmonë njerëz që thonë se ata e dinë se çfarë ndodhi gjatë luftës, nëse kërkoni më shumë detaje, vetëm pak prej tyre i njohin të dhënat e sakta,” tha Bekim Blakaj, drejtor ekzekutiv i FDH Kosovë.