Fondi për të Drejtën Humanitare (FDH), me përkrahjen e organizatës Mbrojtësit e të Drejtave të Njeriut (Civil Rights Defenders), është duke e zbatuar projektin „Të rinjtë e ndërtojnë paqen në Ballkanin Perëndimor“, i cili e ka për qëllim që ta mundësojë angazhimin aktiv dhe kreativ të të rinjve në proceset e ballafaqimit me të kaluarën.
Me gjithë vëllimin e madh të fakteve të vërtetuara gjyqësore mbi krimet e luftës të kryera gjatë luftës në Kroaci, Bosnjë dhe Hercegovinë dhe në Kosovë, 20 vite më vonë ende mungon paqja. Atë e pamundësojnë mosndëshkimi gjerësisht i përhapur, injorimi i viktimave, glorifikimi publik i atyre që janë përgjegjës për shkeljen e të drejtave të njeriut dhe të së drejtës ndërkombëtare humanitare si dhe ekzistimi narrativave etnikisht të njëanshme dhe reciprokisht të kundërvëna lidhur me ngjarjet, viktimat dhe akterët përgjegjës. Mungesa e dialogut konstruktiv dhe përfshirës mbi trashëgiminë e këtyre luftërave në mënyrë plotësuese e vështirëson pranimin e përgjegjësisë për krimet dhe ballafaqimin me pasojat e tyre.
Kur aktivistët protestuan kundër një eventi të organizuar nga partia qeverisëse që promovonte një kriminel lufte të dënuar, ne u arrestuam dhe u gjobitëm – duke treguar përsëri se si zyrtarët serbë ende e refuzojnë të vërtetën mbi konfliktet e viteve 1990.
Në nëntor të vitit 1991 në Vukovar në Kroaci, rreth 260 vetë u vranë në atë që njihet si masakra e Ovcarës. Të martën, ne që ngritëm zërat tanë kundër autorëve të këtij krimi, u gjobitëm nga një gjykatë serbe.