PERIUDHA: 1990 – 1999
BURIMI PRIMAR: Politika – gazetë ditore, Večernje novosti – gazetë ditore
VËLLIMI DHE MEDIUMI: 45 regjistrator
PËRMBAJTJA: Hulumtuesit e Fondit për të Drejtën Humanitare në mënyrë të përditshme kanë përcjellë rubrikat e gazetave të përditshme Politika dhe Večernje novosti, i kanë analizuar dhe i kanë ndarë tekstet në të cilat është e pranishme propaganda e drejtpërdrejtë ose e fshehur e luftës si dhe nxitja e urrejtjes fetare dhe kombëtare, thirrja ose nxitja për krime të luftës në mediat e shkruara në Serbi.
SISTEMI I RENDITJES: Kronologjik, sipas burimit
Nuk pritet rritja e fondit
GJUHA: Serbe
PERIUDHA: 1988-1991
BURIMI PRIMAR: Gazeta ditore Politika
VËLLIMI DHE MEDIUMI : 1 CD
PËRMBAJTJA: Si ka folur populli është material i përgatitur i rubrikës Jehona dhe reagime, e cila është botuar në gazetën ditore Politika, nga korriku i vitit 1988 deri në mars të vitit 1991, në të cilën lexuesit e Politikës në të njëjtën kohë janë edhe autorë të kontributeve me shkrim, në të cilat i shprehin qëndrimet dhe reagimet e tyre ndaj lajmeve të Politikës në rubrikën e tyre të brendshme, të jashtme, kulturore e, madje, edhe në atë sportive.
Rubrika Jehona dhe reagime ka një rëndësi të veçantë për të kuptuarit e mënyrës se si opinioni publik në Serbi dhe në disa pjesë të Jugosllavisë të banuara me popullatën serbe ka qenë në mënyrë sistematike i përgatitur për dekonstruksionin e ardhshëm të përgatitur të vendit dhe për luftërat në Slloveni, Kroaci, Bosnjë e Hercegovinë dhe, në fund, në Kosovë. Dhjetë vite qëkur papandehur është fikur, pikërisht ashtu siç edhe papritmas është konstatuar (korrik i vitit 1988 – mars i vitit 1991), në kujtesën e bashkëkohësve ajo mbetet simbol i instrumentalizimit politik të mediave në shërbim të manipulimit të orkestruar me opinionin publik, dëshmi mbi shembjen profesionale të politikës redaktuese të një gazete ditore me ndikim, por edhe një gjurmë e pashlyer e rolit të turpshëm të intelektualëve në ndërtimin dhe shpjegimin e stereotipeve etnike, në nxitjen e urrejtjes kombëtare dhe në revidimin e historiografisë. Me këtë është përgatitur terreni për projekte politike e, madje, edhe ushtarake, shumë më serioze, të cilat kanë pasuar.
SISTEMI I RENDITJES: Kronologjik, sipas datës
Nuk pritet rritja e fondit
GJUHA: Serbe
PERIUDHA: 2011-2012
BURIMI PRIMAR: Paneli për krime të luftës i Gjykatës së Qarkut në Beograd, Republika e Serbisë.
VËLLIMI DHE MEDIUMI: 2 kuti arkivore
PËRMBAJTJA: Fondi përmban dokumentacion gjyqësor dhe transkripte të gjykimeve të pjesëtarëve të togës 177 të detashmentit ushtarak territorial, Pejë, Toplica Milladinoviqit, Sreqko Popoviqit, Slavisha Kastratoviqit, Boban Bogiqeviqit, Zvonimir Cvetkoviqit, Radoslav Brnoviqit, Vidoje Koriqaninit, Veljko Koriqaninit, Abdullah Sokiqit, se në fshatrat Qyshkë, Zahaq dhe Pavlan kanë kryer krime të luftës të vrasjes, të dëbimit dhe të plaçkitjes së popullatës civile të kombësisë shqiptare..
SISTEMI I RENDITJES: Kronologjik, sipas datës
Pritet zmadhimi i fondit
GJUHA: Serbe
PERIUDHA: 2009-2010
BURIMI PRIMAR: Paneli për krime të luftës i Gjykatës së Qarkut në Beograd, Republika e Serbisë.
VËLLIMI DHE MEDIUMI: 2 kuti arkivore
Përmbajtja: Sreten Popoviq dhe Millosh Stojanoviq, pjesëtarë të MPB-së së Serbisë, janë akuzuar se në muajin korrik të vitit 1999 në Petrovo Selo, Serbi, pjesëtarëve të njësisë vullnetare të brigadës Atlantiku në shërbim të UÇK-së në Kosovë, Ali, Agron dhe Mehmet Bytyqi ua kanë privuar të drejtën e gjykimit të drejtë dhe të drejtën e gjykimit të ndershëm, kurse pastaj i kanë privuar nga jeta me pushkatim.
Fondi përmban dokumentacionin gjyqësor (procesverbalet mbi marrjen në pyetje/hetimin e të akuzuarve dhe të dëshmitarëve, shënimet zyrtare shënimet zyrtare shënimet zyrtare shënimet zyrtare shënimet zyrtare, raportet e ekspertëve mjekoligjor) si dhe transkriptet nga gjykimi.
SISTEMI i RADHITJES: Kronologjik, sipas datës
Pritet zmadhimi i fondit
GJUHA: Serbe
bottom�0t�89ang=EN-GB style=’font-family:”Georgia”,”serif”; color:#444444;mso-ansi-language:EN-GB’>• Slobodan Davidović Case – Zagreb County Court, Republic of Croatia,
September 8th, 2005 – December 16th, 2005.
• Slobodan Medić et al Case – court documents – War Crimes Chamber of the District Court in Belgrade , Republic of Serbia, December 20th, 2005 – March 15th, 2006.
• Photos of members of the “Scorpions” unit.
Box no. 2
• Slobodan Medić et al Case – court documents – War Crimes Chamber of the District Court in Belgrade, Republic of Serbia, April 11th, 2006 – July 5th, 2006.
Box no. 3
• Slobodan Medić et al Case – court documents – War Crimes Chamber of the District Court in Belgrade, Republic of Serbia, photos, report by the Military History Institute in Belgrade, verdict.
February 22nd, 2006 – September 17th, 2007
PERIUDHA: 2008-2012
BURIMI PRIMAR: Gjykata e Qarkut në Beograd – Paneli për krime të luftës
VËLLIMI DHE MEDIUMI: 13 kuti të arkivit
PËRMBAJTJA: Dokumentacioni përmban transkripte nga gjykimet e Ljuban Devetak, Millan Devçiqit, Millan Radojçiqit, Zheljko Krnjajiqit, pjesëtarëve të mbrojtjes territoriale dhe, faktikisht, pushtetit civil dhe ushtarak të themeluar dhe komunave Lovas e Tovarnik, pastaj transkripte nga gjykimi i Jovan Dimitrijeviqit, Sasha Stojanoviqit, Dragan Baçiqit, Zoran Kosijerit dhe Aleksandër Nikolajidisit, pjesëtarit të grupit të armatosur vullnetar Dushan Silni, si dhe pjesëtarëve të mbrojtjes territoriale të Valjevës, Miodrag Dimitrijeviqit, Darko Periqit, Radovan Vlajkoviqit dhe Radisav Josipoviqit, të cilët kanë kryer sulm ndaj popullatës civile të kombësisë kroate në Lovas në vitin 1992.
SISTEMI I RENDITJES: kronologjik
Nuk pritet rritja e fondit
GJUHA: Serbe
PERIUDHA: 1997
BURIMI PRIMAR:Radio Televizioni i Serbisë, Studio B, Politika – gazetë e përditshme, Blic – gazetë e përditshme, Nasha Borba (Naša Borba) – gazetë e përditshme
VËLLIMI DHE MEDIUMI: 2 kuti arkivore
PËRMBAJTJA: Gjatë fushatës parazgjedhore të vitit 1997 për kryetar në Serbi, hulumtuesit e Fondit për të Drejtën Humanitare çdo ditë kanë përcjellë emisionet informative të Radio Televizionit të Serbisë, Studion B, kurse kanë përcjellë edhe mediat e shkruara siç janë Politika, Blic dhe Nasha Borba. Dokumentacioni përmban analizën e vet paraqitjeve të kandidatëve për kryetar, ku posaçërisht është veçuar propaganda e drejtpërdrejtë dhe e fshehur dhe gjuha e urrejtjes, si dhe paraqitjen e suksesit të prezantimit të barabartë të kandidatëve dhe të partive, si një nga kushtet themelore të procesit zgjedhor të lirë dhe demokratik.
SISTEMI I RENDITJES: kronologjik si dhe sipas burimit
Nuk pritet rritja e fondit
GJUHA: Serbe
NËNDFONDI -NP-012-1 kërkesat për kthimin e të drejtave banesore të personave të dëbuar nga Kosova
NËNFONDI FDH-NP-012-2 kërkesat për kthimin e të drejtave banesore të personave të dëbuar nga Bosnja e Hercegovina
PERIUDHA: 1995-1996, 1999-2000
BURIMI PRIMAR: Anëtarët e familjeve, prona e të cilëve është konfiskuar me dhunë dhe të cilët janë dëbuar nga territori i Kosovës dhe i Bosnjës e Hercegovinës.
VËLLIMI DHE MEDIUMI: 40 kuti arkivore
PËRMBAJTJA: Fondi përmban deklaratat e të dëmtuarve mbi rrethanat e konfiskimit të pronës së luajtshme dhe të paluajtshme, pranë të cilës janë të deponuara dokumentacione të ndryshme, të cilat tregojnë pronësinë mbi pronën e konfiskuar – letërnjoftimet, lajmërimi i vendbanimit të përkohshëm, marrëveshjet mbi këmbimin e pronës së paluajtshme ,vendimet mbi ndryshimet në kadastër, kontratat për qira të banesave, vendimet mbi ndarjen e banesës, kopjet e pasaportës, certifikatat e gjykatës, kontratat mbi shitblerjen e patundshmërive, certifikata mbi kërkesën për regjistrim në të drejtat e patundshmërive, kontrata mbi posedimin e përjetshëm, tapi, legjitimiteti i personave të zhvendosur, vendime mbi pagesën e kompensimit për shfrytëzim të tokës së ndërtimit, procesverbale mbi kategorizimin e objekteve banesore, kontrata mbi dhurimin e patundshmërisë, kopje të planit, kopjet e fletëve poseduese, vendime mbi lejen e zgjerimit, vërtetime të administratës së gjeodezisë.
SISTEMI I RENDITJES: Sipas parimit gjeografik, sipas komunave
Nuk pritet rritja e fondit
GJUHA: Serbe, boshnjake
PERIUDHA: 1999-2011.
BURIMI PRIMAR: MPB e Republikës së Serbisë, SPB i Prokuples, Gjykata e Qarkut në Prokuple, Gjykata e Qarkut në Beograd – Paneli për krime të luftës, Prokuroria publike e qarkut e Republikës së Serbisë, Gjykata e Apelit në Beograd, familja Bogujevci.
VËLLIMI DHE MEDIUMI: 3 kuti arkivore
PËRMBAJTJA: Fondi përmban dokumentacionin dhe dëshmi me shkrim nga gjykimi i të akuzuarve Sasha Cvjetan dhe Dejan Demiroviq për vrasje të anëtarëve të familjes Bogujevci në Podujevë në vitin 1999, dokumentacionin e krijuar gjatë procedurës penale kundër Zheljko Gjukiqit dhe të tjerëve para Panelit për krime të luftës i Gjykatës së Qarkut në Beograd, transkiptet e dëshmisë nga gjykimi i Zheljko Gjukiqit dhe i të tjerëve, dokumentacionin e siguruar nga SPB-ja e Prokuples dhe të i PPK Prokuple, raportin mbi angazhimin e formacionit rezerv për nevojat e NjSA, korrespondencat, autorizimet, artikujt gazetaresk, dokumentacionin nga mediat, letra të familjes Bogujevci.
SISTEMI I RENDITJES: Kronologjik, sipas datës
Nuk pritet rritja e fondit
GJUHA: serbe, shqipe