Posts Written By: hlcadmin

Dëshmitë e viktimave të torturës pran Gjykatës Themelore në Beograd

Të enjten më 30 Maj 2013 para Gjykatës Themelore në Beograd, viktimat e torturës dhe burgosjes së paligjshme, Sadik dhe Agim Limani, nga Gllogoci /Glogovac dhanë dëshmitë e tyre në procedurën për dëmshpërblim, të cilën e ka iniciuar Fondi për të Drejtën Humanitare (FDH) në prill të vitit 2010, kundër Republikës së Serbisë për përgjegjësinë e shtetit për torturat në paraburgim të paligjshëm gjatë vitit 1999 dhe 2000. Sadik dhe Agim Limani, dëshmuan në lidhje me torturat e përjetuara në burgjet serbe në vitin 1999 deri në vitin 2000 si dhe pasojat shëndetësore të cilat ende vazhdojnë ti vuajnë për shkak të torturës.


Share