Posts Written By: hlcadmin

Gjykatat serbe “po dështojnë” me viktimat e torturave të luftës

Dëmshpërblimet që i jepen viktimave të torturave dhe abuzimit gjatë luftës së viteve 1990 janë të pakta, ndërsa gjyqet janë të gjata dhe shteti po përpiqet të fshehë rolin e tij në konflikt, thotë një raport i ri.


Share

Film ‘Edukimi për pajtimin’

‘Edukimi për pajtimin’ është një film i prodhuar nga Fondi për të Drejtën Humanitare (FDH) gjatë Shkollës Rajonale për Drejtësi Tranzicionale, mbajtur në janar të vitit 2013, për 25 pjesëmarrës nga Bosnja dhe Hercegovina, Kosova dhe Serbia, organizuar nga FDH, FDH Kosovë dhe Asociacioni “Juristi” nga BeH. Pjesëmarrësit morën pjesë në programin intensiv dhjetë-ditor për faktet e vërtetuara gjyqësisht dhe gjykimet për krime lufte, komisionet e së vërtetës, dëmshpërblime për viktimat e dhunës, reformat institucionale, rolet e mediave dhe arkivat në rindërtimin shoqëror pas konfliktit dhe strategjive të tjera për të arritur pajtimin pas konfliktit të dhunshëm. Ligjëruesit në shkollë janë ndër ekspertët më të shquar rajonal mbi drejtësinë tranzicionale, kulturën e kujtesës, sundimit të ligjit në shoqëritë post-konfliktuoze, etj. Filmi ‘Edukimi për Pajtim’ ndjek disa studentë të shkollës, përshtypjet e tyre mbi përmbajtjen e ligjëratave dhe ndryshimet personale që kanë pësuar, me t’u ekspozuar ndaj temave të Shkollës.


Share