Me rastin e ditës ndërkombëtare të personave të pagjetur, Koalicioni për KOMRA iu bënë ftesë qeverive të vendeve post-jugosllave në rajon, komisionit rajonal dhe organeve të tjera kompetente që gjetjen e mbetjeve mortore të personave dhunshëm të zhdukur ta shpallin prioritet në bashkëpunimin rajonal dhe me këtë të vendosin gurthemelin në krijimin e kulturës publike të përkujtimit të së kaluarës së përbashkët.
Familjet e viktimave të fshatit Tërrnje, komuna e Suharekës, e kanë informuar gjyqtaren Mirjana Iliq, kryetare e Departamentit për krime të luftës në Beograd, njëherazi kryetare e Trupit gjykues në lëndën kundër oficerëve Rajko Kozlina dhe Pavle Gavrilloviqit, për vrasjen e 27 grave, fëmijëve dhe pleqve në datën 25 mars të vitit 1999, se nuk do të marrin më pjesë në procedurën e mëtejme për shkak të vendimit mbi përjashtimin e përfaqësuesve të të dëmtuarve, avokatëve nga Kosova, me arsyetimin se nuk kanë qenë të regjistruar në Odën e Avokatëve të Serbisë.